Flash

Gazetari akuza ndaj Roza Lati: Më ka keqtrajtuar

Lapsi.al 29 January 2024
Gazetari akuza ndaj Roza Lati: Më ka keqtrajtuar

I  ftuar ditën e djeshme në programin “Mos i bjer me top”, ka qenë gazetari Kledis Okshtuni, i cili ka punuar së bashku me Roza Latin

Gazetari ka bërë akuza  ndaj moderatores, duke u shprehur se i trajtonte keq jo vetëm punonjësit, por edhe të ftuarit. .

“Pasi ndërpreva bashkëpunimin me Rozën, kam kaluar një periudhë tepër të keqe, thuajse 1 vit pauzë, duke mos patur asnjë kontakt, asnjë dalje publike”, shprehet gazetari.

"Mua më bëhet qejfi që është futur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri sepse njerëzit po arrijnë të njohin se me kë më është dashur të bashkëpunoj për tre vite. Një njeri që nuk ka kurrë një “mood” konstant dhe mendoj se herë pas here mund të ketë nevojë për medikamente qetësuese sepse nuk e merr kurrë vesh se çfarë ka."

Sa i përket rreth mënyrës se si Roza e trajtonte gjatë kohës kur punonte me të, Kledisi ka rrëfyer:

Fillimisht nuk ka qenë aspak bashkëpunuese. Roza nuk ka qenë kurrë dashamirëse që të më linte mua minutazhin e duhur. I priste momentet më delikate dhe më të bukura që publiku mund të më njihte mua si Kledisi dhe madje ma ka thënë në surrat se ‘nuk e meriton Kledis, vëmendjen e dua vetëm unë’ dhe kam vendosur ta bëja këtë punë me vetëdijen e plotë sepse e kisha pasion. Ka qenë gjithmonë një referencë negative dhe ka hedhur baltë mbi emrin tim./Lapsi.al

[embed]https://www.youtube.com/watch?v=GZCLPBGMF08[/embed]

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI