Flash

I dënuar me burg, arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Belgjikë

Lapsi.al 29 January 2024
I dënuar me burg, arrestohet 30-vjeçari shqiptar në

Një 30-vjeçar shqiptar është vënë në pranga të policisë në Belgjikë, pasi ishte dënuar në Shqipëri për kanosje. Në muajin korrik të vitit 2023, i arrestuari pas një konflikti me shtetasin A. Gj., e ka kanosur atë në ambientet e një restoranti, me armë zjarri kallashnikov.

Njoftimi:

Vijon bashkëpunimi me partnerët për shkëmbimin e informacioneve, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

1-Falë bashkëpunimit me Interpol Brukselin, është kapur në Belgjikë, shtetasi M. P., 30 vjeç, lindur në Shkodër.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, në vitin 2023, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit luftarak” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Shtetasi M. P., në muajin korrik të vitit 2023, pas një konflikti me shtetasin A. Gj., e ka kanosur atë, në ambientet e një restoranti, me armë zjarri kallashnikov.

2- Ndërkohë, pas shkëmbimit të informacionit mes Interpol Romës dhe Interpol Tiranës, si dhe pas verifikimeve të kryera nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në ambientet e IEVP Fier u bë arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit Armand Lushaj (Jazaj), 36 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit të Firences e ka dënuar me 9 vjet burgim (pjesa e mbetur e dënimit, 7 vjet, 8 muaj e 4 ditë burgim), për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, e parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Ky shtetas dyshohet se në periudhën 2016-2018, ka trafikuar sasi të konsiderueshme kokaine dhe cannabisi, në qytetet Firence, Arezo, Brindisi dhe Rieti, Itali.

Shtetasi Armand Lushaj (Jazaj), aktualisht ndodhet në IEVP Fier, pasi Gjykata e Vlorës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në vitin 2020, në lagjen “29 Nëntori”, Vlorë, ky shtetas ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë, shtetasin A. Xh., të cilin e ka lënë të plagosur.

Ky shtetas, falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, është kapur në Greqi dhe në muajin korrik të vitit 2023, është ekstraduar nga Greqia për në Shqipëri.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë fillim jave

Në tregun e këmbimit valutor sot euro do te blihet me 103.6 lekë dhe do të shitet me 104.2 lekë, ndërsa një dollar amerikan blihet me 95.4 lekë dhe do shitet me...

08:33

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI