Flash

Lajçak takon Vuçiç në Beograd, diskutime për hapat në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën

Lapsi.al 29 January 2024
Lajçak takon Vuçiç në Beograd, diskutime për

`I dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se kanë diskutuar për hapat e ardhshëm në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Lajçak ka qëndruar mëngjesin e sotëm në Beograd. Ai ka shkruar në X, se në takimin me Vuçiç, fokus i diskutimeve ka qenë perspektiva strategjike për vitin 2024, por gjithashtu kanë bërë një bilanc për të arriturat dhe ngecjet në dialog.

Sipas Lajçak, në këtë takim kanë folur edhe për hapat e ardhshëm në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka kërkuar anulimin e vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për ndalimin e përdorimit të dinarit serb për pagesa me para të gatshme në Kosovë.

Vuçiq tha se e ka pasur një “takim konstruktiv dhe shumë të dobishëm” me Lajçakun.

“E theksova domosdoshmërinë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës urgjentisht, dhe kërkova mbështetje nga Bashkimi Evropian për ndalimin e provokimeve të mëtejshme që vijnë nga Prishtina”, shkroi Vuçiç në profilin e tij në Instagram, pas takimit me Lajçak.

Të këshilluara

FOTOLAJM/ Në varrimin e Gjykatës Kushtetuese

Pas vendimit që mori Gjykata Kushtetuese për t'i hapur rrugë deportimit të refugjatëve afrikanë në Shëngjin, një grup të rinjsh i kanë vendosur një kurorë me lu...

16:26

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI