Flash

"Maestro" i Bradley Cooper nominohet për Oscars

Lapsi.al 29 January 2024
"Maestro" i Bradley Cooper nominohet për Oscars

"Maestro" i Bradley Cooper shënoi shtatë nominime në Oscars 2024, duke përfshirë grimin dhe stilin e flokëve  - pavarësisht se mori reagime ndaj hundës protetike të aktorit.

Në atë kohë, shumë përdorues të mediave sociale kritikuan Cooper,  për nxitjen e një "stereotipi të dëmshëm" duke veshur protezën.

"Kush mori vendimin për të thënë 'oh po, ne do t'i vendosim një hundë protetike një burri jo hebre për të luajtur një person hebre, ide e shkëlqyer, definitivisht jo antisemitike ose një stereotip i dëmshëm në asnjë mënyrë ”, shkroi me ironi një përdorues në X (ish Twitter) në maj 2022. “Mund të punësonit një aktor të vjetër hebre… në vend që të përdorni një hundë protetike?”, shtoi një tjetër.

Zhurma u ndez një vit më vonë kur ngacmimi i parë për filmin – i cili përshkruhet si një “histori dashurie e patrembur” mes kompozitorit të famshëm dhe gruas së tij, Felicia Montealegre Cohn Bernstein (luajtur nga Carey Mulligan) – doli në gusht.

Pas reagimit të përzier, fëmijët e  Bernstein, Jamie Alexander dhe Nina Bernstein, shkruan një letër duke shpjeguar se ata "ishin prekur" nga "thellësia" e "angazhimit" të Cooper për të luajtur babanë e tyre.

"Na thyen zemrat kur shohim ndonjë keqinterpretim rreth përpjekjeve të tij," shkruan ata. “Ndodh të jetë e vërtetë që Leonard Bernstein kishte një hundë të bukur dhe të madhe. Bradley zgjodhi të përdorte grimin për të rritur ngjashmërinë ndaj tij dhe ne jemi shumë dakord me këtë." Ata gjithashtu vunë në dukje se babai i tyre "do të ishte dakord gjithashtu".

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI