Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Nis misioni Gruda: ja e vërteta e udhëtimit të teknikut Sylvinho në Gjermani

Lapsi.al 29 January 2024
Nis misioni Gruda: ja e vërteta e udhëtimit të teknikut Sylvinho
Brajan Gruda është qëllimi kryesor i vizitës në Gjermani të teknikut të Kombëtares, Sylvio Mendes Campos Junior. Së bashku me ndihmësit e tij Dorival Guidoni Junior dhe Pablo Zabaleta, Sylvinho ka nisur sërish nga puna për të takuar nga afër lojtarët kuqezi që aktivizohen në Europë, në vigjilje të Europianit, por jo vetëm . Të premten më datë 26 janar, Sylvinho dhe Doriva ishin në Frankfurt në stadiumin “Deutsche Bank Park” për të ndjekur nga afër ndeshjen Eintracht Frankfurt – Mainz. Një e dhënë kurioze duke qenë se të dy lojtarët shqiptarë që militojnë në këto klube, ishin të dëmtuar dhe nuk ishin grumbulluar fare për ndeshjen. Në këtë pikë, qëllimi i vërtetë i vizitës së braziliani ka qenë takimi me 19 vjecarin Gruda, i cili luan me moshat e Gjermanisë dhe është i tentuar të ndjekë 'panzerat'. Ky takim, rezultati i të cilit do të mësohet më vonë, është karta e fundit ndoshta e luajtur nga tekniku për ta bindur lojtarin të përqafojë projektin kuqezi. Menjëherë më pas Sylvinho e Doriva kanë udhëtuar në Itali, ku i është bashkuar edhe Pablo Zabaleta. Tekniku dhe ndihmësit e tij kanë takuar nga afër futbollistët shqiptarë që aktivizohen në kampionatin italian dhe kanë diskutuar për shumë tema, gjendjen e tyre, grumbullimin e radhës, sfidat miqësore dhe për kampionatin Europian “Gjermani 2024”. Lexo më tej: “Gruda? Nuk vendos unë por lojtari”: Sylvinho flet për talentin e Mainz dhe rrëfen planin që ka për Brojën E pikërisht për të përgatitur më së miri vigjiljen e kampionatit europiane dhe përpara miqësores së 25 marsit me Suedinë, tekniku është në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë futbollistët. Sylvinho së bashku me ndihmësit e tij do të programojnë së shpejti edhe takime të tjera me futbollistët kuqezi.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI