Flash

O’Brien kërkesë Kosovës: Themeloni Asociacionin! “Serbia të vërë para përgjegjësisë të përfshirët në sulmin e Banjskës”

Lapsi.al 29 January 2024
O’Brien kërkesë Kosovës: Themeloni Asociacionin!

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, i ka kërkuar Kosovës të hënën ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa i bëri thirrje Serbisë t’i mbajë përgjegjës ata të cilët kishin gisht në sulmin e 24 shtatorit në fshatin Banjskë në veri të Kosovës.

Përgjegjësinë për sulmin në Banjskë ndaj Policisë së Kosovës nga një grup i serbëve të armatosur – ku u vranë një polic dhe tre sulmues – e mori Millan Radoiçiç, ish-nënkryetari i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Kosova e fajësoi Serbinë për sulmin, e cila e mohoi çdo përfshirje, por e ka lënë të lirë Radoiçiqin, me kusht që të mos udhëtojë drejt Kosovës.

Në një postim në rrjetin social X, O’Brien tha se nevojitet zbatim i plotë i marrëveshjeve të arritur mes Kosovës dhe Serbisë në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian (BE).

“E mirëpres vizitën e Mirosllav Lajçakut me Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiqin. SHBA-ja e mbështet fuqishëm dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. Nevojitet zbatim i plotë i marrëveshjeve”, tha ai.

I dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, i takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Beograd të hënën, para se ta vizitojë Kosovën të martën.

Kosova dhe Serbia e arritën Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve dhe Aneksit për zbatimin e saj në fillim të vitit të kaluar, por kanë dështuar t’i zbatojnë ato, pavarësisht trysnisë ndërkombëtare.

Në fund të vitit të kaluar, Serbia, përmes një dokumenti tha se, nuk e ka ndër mend të zbatojë pjesë të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve me Kosovën, duke e shqetësuar bllokun evropian, i cili tha se marrëveshja dhe aneksi i Ohrit janë ligjërisht të detyrueshëm për palët.

Në tetorin e kaluar, përfaqësuesit e BE-së, SHBA-së, Gjermanisë, Francës dhe Italisë, ua paraqitën palëve një draft-statut për formimin e Asociacionit, të cilin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb Vuçiq, e pranuan në parim.

Por, pas deklaratës së të dërguarit special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, se çështja e statutit është çështje e brendshme e Kosovës, Kurti tha se atëherë edhe Kosova duhet të jetë autore e atij dokumenti.

O’Brien i përsëriti thirrjet e SHBA-së që Banka Qendrore e Kosovës të mos e zbatojë një rregullore e cila i jep fund përdorimit të dinarit serb për pagesa me para të gatshme.

Ai kërkoi që të ketë bashkërendim për vendimin që valuta e vetme në Kosovë për pagesa me para të gatshme të jetë euroja.

Në Kosovë, në të gjitha vendbanimet me shumicë serbe, popullsia përdor dinarin serb për të kryer pagesa dhe ata që punojnë në institucionet serbe në Kosovë, i marrin edhe pagat me dinarë. Me dinarë paguhen edhe pensionet, sipas sistemit serb, si dhe shtesat për fëmijë dhe ndihmat sociale.

O’Brien i kërkoi Kosovës po ashtu t’i mbajë zgjedhjet e reja në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit.

Kosova ka thënë se është e hapur për mbajtjen e zgjedhjeve në veri, nëse kryetarët e tanishëm shqiptarë shkarkohen përmes peticionit nga qytetarët me të drejtë vote.

Qytetarët në këto komuna kanë nënshkruar peticione këtë muaj për shkarkimin e tyre. Tani, nëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e konfirmon se nënshkrimet e mbledhura janë të përshtatshme dhe i verifikon ato, organizohet votimi për shkarkimin e kryetarit, i cili duhet të mbahet brenda 45 ditëve. Që ky votim të jetë i suksesshëm, kërkohet 50 për qind plus një votë e qytetarëve me të drejtë vote.

Kryetarët shqiptarë u vendosën në zyrat e tyre në katër komunat me shumicë serbe pas zgjedhjeve të kundërshtuara dhe bojkotuara nga serbët lokalë në prill të vitit të kaluar, duke nxitur rritje të tensioneve në atë pjesë të vendit./TCH

Të këshilluara

FOTOLAJM/ Në varrimin e Gjykatës Kushtetuese

Pas vendimit që mori Gjykata Kushtetuese për t'i hapur rrugë deportimit të refugjatëve afrikanë në Shëngjin, një grup të rinjsh i kanë vendosur një kurorë me lu...

16:26

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI