Flash

Pse Rama mbajti të fshehtë takimin me ministrin e jashtëm turk

Lapsi.al 29 January 2024
Pse Rama mbajti të fshehtë takimin me ministrin e jashtëm turk
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan vizitoi Tiranën këtë të hënë në një vizitë zyrtare. Fillimisht ai takoi homologun e tij, Igli Hasani me të cilin bëri edhe deklaratë për shtyp, por nuk u lejuan pyetje nga gazetarët. Më pas erdhi një njoftim për takimin me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj. Edhe ky i fundit bëri një deklaratë për mediat dhe një postim në rrjetet sociale të shoqëruar me komentin e shkurtër: “Kënaqësi të prisja sot Ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan. Marrëdhëniet shqiptaro-turke janë të një rëndësie strategjike”. Por kreu i diplomacisë turke ka pasur edhe një tjetër takim të rëndësishëm, atë me kryeministrin Edi Rama. Çuditërisht ky i fundit e ka kaluar në heshtje këtë takim duke mos bërë asnjë reagim në rrjetet sociale. Ndryshe ka vepruar ministri i jashtëm turk që ka dokumentuar të gjitha takimet në rrjetet e tij sociale. Në rrjetin X ai ka publikuar foto dhe video nga takimi me Ramën. Ministri i jashtëm turk vizitoi edhe xhaminë e re të Namasgjasë (video poshtë), por ra në sy mungesa e kreut të Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, një "i padëshiruar" për Ankaranë i akuzuar si i lidhur me organizatën FETO. Gjatë deklaratës me ministrin Hasani, kreu i diplomacisë turke kërkoi largimin e gylenistëve nga Shqipëria. “Diskutuam në lidhje me pastrimin e mbetjeve të fundit të FETO-s që kanë mbetur në Shqipëri prandaj treguam ndjeshmërinë që ka Turqia ndaj kësaj çështjeje. Diskutuam çfarë hapash mund të hidhen konkretisht për këtë” - tha ministri turk para gazetarëve. A ishin kërkesat e Ankarasë ato që mërzitën Ramën duke bërë që të kalojë në heshtje takimin? ©LAPSI.al

Të këshilluara

Turqia do të njohë patentat shqiptare

Parlamenti turk ka miraturar marrëveshjen reciproke për njohjen e lejeve të drejtimit të automjeteve me Shqipërinë. Lajmi u konfirmua sot nga ministri i Jash...

16:00

Vettingu/ Shkarkohet kunata e Mirel Mërtirit

Pasi gjeti probleme në të tre kriteret e rivlerësimit dhe vuri në dukje se lidhjet financiare mes Mariola Mërtirit e bashkëshortit dhe personave pas aferës së i...

19:30

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI