Flash

Taulant Balla jep një premtim tjetër për Ervis Marinajn: Nuk do të jetë e largët dita kur...

Lapsi.al 29 January 2024
Taulant Balla jep një premtim tjetër për Ervis Marinajn: Nuk do

Ministri i Brendshëm Taulant Balla pas analizës vjetore të Drejtorisë Vendore të Policisë së Lezhës është pyetur në lidhje me fatin e Ervis Martinajt, i cili u zhduk në gusht të vitit 2022 dhe prej aso kohe, fati i tij mbetet mister.

Balla shprehet se kjo çështje është një gur peshe i rëndësishëm sa i përket llogaridhënies ndaj publikut, ndërsa bën me dije se shumë shpejt do të ketë një komunikim.

Pyetje: Në Kurbin, shumë ngjarje kanë qenë të lidhura edhe me të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, por deri tani kemi pasur vetëm sekuestro pasurie.

A keni ju një përgjigje për fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj?

Ministri Balla: Unë e kam thënë që kjo mbetet një gur peshe i rëndësishëm sa i përket llogaridhënies sonë ndaj publikut dhe ligjit.

Besoj që nuk do të jetë e largët dita kur do të kemi edhe një komunikim së bashku për këtë çështje.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI