Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

"Tradhtar": Brekalo kërcënohet në atdhe, faji është i refuzimit për Dinamon

Lapsi.al 29 January 2024
"Tradhtar": Brekalo kërcënohet në atdhe, faji

I pritur thuajse si hero nga tifozët e Hajduk Split me rastin e ndeshjes së tyre të fundit në kampionat, Josip Brekalo i është dashur të përballet me një surprizë të keqe pas kthimit në shtëpi në Zagreb. Playmaker-i i larguar pak ditë më parë nga Fiorentina, ka gjetur muret e shtëpisë së tij të shkruar me disa mesazhe të firmosura nga tifozët e Dinamos. Në fakt, këta të fundit nuk e kanë tretur kalimin e 25-vjeçarit te rivalët e mëdhenj Hajduk. Brekalo, kur gjithçka dukej e kryer për rikthimin e tij në Zagreb te klubi që e ka rritur, ndryshoi destinacion.

Lexo më tej: Interisti Perisic 'kopjon' milanistin Kalinic: kthehet te Hajduk e do të fitojë vetëm 1 euro

“Brekalo tradhtar” ishte shkrimi që u shfaq në shtëpinë e tij në zonën e Maksimirit. E pastaj "Ne do ta kujtojmë gjithnjë tradhtinë tënde". Të gjitha mesazhet me përmbajtje, veçse të butë jo, për lojtarin e lindur në 1998-ën që ka veshur edhe fanellën e Torinos në Itali. Transferimi te Dinamo Zagreb dështoi për shkak të mosmarrëveshjeve të mëparshme gjyqësore me klubin historik kroat.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI