Flash

U mbijetoi dy helmimeve, zhduket në burg kundërshtari i Vladimir Putin

Lapsi.al 29 January 2024
U mbijetoi dy helmimeve, zhduket në burg kundërshtari i Vladimir Putin

Bashkëshortja e disidentit rus Vladimir Kara-Murza tha të hënën se ai ishte larguar nga një burg në Siberi, ku po mbahej që nga shtatori dhe ajo nuk e dinte se ku e kishin transferuar autoritetet. Evgenia Kara-Murza shkroi në platformën X se burri i saj, i cili vuan nga një çrregullim nervor pasi i mbijetoi dy helmimeve, kishte qenë në izolim gjatë 4 muajve që ai kishte kaluar në burgun famëkeq IK-6 në Omsk.

Kontakti me të burgosurit mund të ndërpritet për periudha të gjata gjatë transferimit të tyre me trena dhe makina mes burgjeve në distanca të largëta të sistemit penal të Rusisë. Në dhjetor, familja dhe avokatët e udhëheqësit të opozitës humbën kontaktet me të për gati tre javë, ndërsa ai po transferohej në një burg në Arktik.

Shërbimi rus i burgjeve nuk iu përgjigj një kërkese për koment mbi vendndodhjen e zotit Kara-Murza. Politikani rus u dënua me 25 vjet burg prillin e kaluar për tradhti dhe përhapje të "informacionit të rremë" rreth luftës së Rusisë në Ukrainë. Ai i mohoi akuzat dhe e krahasoi gjyqin ndaj atij me gjyqet staliniste të viteve 1930.

Kara-Murza, 42 vjeç, vuan nga një sëmundje, që quhet polineuropati, e cila nëse nuk trajtohet me ilaçe dhe ushtrime, shkakton humbje të ndjesisë tek gjymtyrët. Bashkëshortja e tij ka shprehur frikën se ai mund të jetë në rrezik për jetën. Në dy incidentet e helmimit në 2015 dhe 2017, zoti Kara-Murza ra në koma. Edhe Alexei Navalni i mbijetoi helmimit me një agjent nervor në vitin 2020.

Vladimir Kara-Murza, i cili ka edhe pasaportë britanike, është në mesin e një numri të vogël figurash të shquara të opozitës që qëndruan në Rusi dhe vazhduan të flisnin kundër Presidentit Vladimir Putin pas fillimi të sulmit në shkallë të gjerë të Moskës ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022. /VOA

Të këshilluara

Turqia do të njohë patentat shqiptare

Parlamenti turk ka miraturar marrëveshjen reciproke për njohjen e lejeve të drejtimit të automjeteve me Shqipërinë. Lajmi u konfirmua sot nga ministri i Jash...

16:00

Vettingu/ Shkarkohet kunata e Mirel Mërtirit

Pasi gjeti probleme në të tre kriteret e rivlerësimit dhe vuri në dukje se lidhjet financiare mes Mariola Mërtirit e bashkëshortit dhe personave pas aferës së i...

19:30

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI