Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Video/ Çmenduri në Egnatia Arena: rrogozhinasit përmbysin Erzenin 3-2 në pjesën e dytë

Lapsi.al 29 January 2024
Video/ Çmenduri në Egnatia Arena: rrogozhinasit përmbysin
Egnatia nuk ndalet dhe i tregon të gjithëve se me një kampionat pa Final Four nuk do kishte rivalë. Rrogozhinasit kanë arritur një fitore të çmendur përballë Erzenit me përmbysje, duke fituar me rezultatin 3-2 në javën e 21-të të Superiores. Një sukses që i çon lojtarët e Tetovës 10 pikë para vendit të dytë.
E të mendosh, që sfida nisi më mirë për shijakasit, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 4’. Marzuk mposhti portierin Sherri, duke shkundur vendasit. Egnatia ndryshoi ritëm, por Erzeni rezistoi në pjesën e parë, pa kaluar drama në prapavijë. Deliallisi u duk se mund të administronte një ndeshje, që për të nisi menjëherë mirë. Gjërat ndryshuan në në pjesën e dytë, për fatin e keq të Erzenit, shumë shpejt. Spahiu barazoi në minutën e 59’, duke u konfirmuar një lider i rrogozhinasve. Erzeni ishte cinik dhe gati e vrau ndeshjen, kur Zeka kaloi edhe njëherë në avantazh të tijtë, në minutën e 74’. Por pikërisht atëherë ndodhi kthesa. Egnatia barazoi për herë të dytë vetëm dy minuta më pas, kur Montenegro realizoi golin e dytë me fanellën e re. Ardhja tjetër e janarit, Ibrahimoglu përmbysi gjithcka 10 minuta nga fundi, duke i dhënë fitoren skuadrës së Tetovës. Lexo më tej: Video/ Nica pendohet që u kthye: Egnatia e shpartallon keq 1-4, debuton me gol Montenegro Kështu Egnatia vazhdon të marshojë në krye me 46 pikë, 10 më shumë se Partizani i vendit të dytë. Ndërsa Erzeni vazhdon të jetë në luftë për mbijetesë në vendin e 7 me 22 pikëm në rrezik për mbijetesën. [video width="804" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/01/m2-res_480p.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI