Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Video/ Përjashtimi i bujshëm në Kupën e Azisë: episod surreal, i paparë ndonjëherë në futboll

Lapsi.al 29 January 2024
Video/ Përjashtimi i bujshëm në Kupën e Azisë: episod
Flagrante ajo që ndodhi sot në ndeshjen mes Irakut dhe Jordanisë, e vlefshme për 1/16 e Kupës së Azisë. Aymen Hussein, sulmuesi i kombëtares së Irakut (me të cilin ka bërë 70 paraqitje dhe 18 gola), u përjashtua nga fusha për një arsye të pabesueshme.

FESTIMI I AYMEN HUSSEIN

Pasi shënoi golin e provizorit 2-1 në minutën e 76', sulmuesi irakian festoi duke u ulur në fushë dhe duke imituar gjestin e ngrënies së barit në fushë. Një gjest në dukje i padëmshëm, i cili megjithatë nuk i ka pëlqyer arbitrit Alireza Faghani. Lexo më tej: Bregu i Fildishtë shkarkon teknikun Gasset pas humbjes, por 'ripeshkohet' për 1/8 e Kupës së Afrikës

KARTONI I DYTË I VERDHË

Bilbili iranian në fakt e ndëshkoi festimin e Hussein me karton të verdhë, i dyti për irakianin, i cili ishte ndëshkuar me karton të verdhë edhe në pjesën e parë. Një episod që rezultoi vendimtar për sa i përket ndeshjes. Kombëtarja jordaneze rikuperoi në kohën shtesë (me dy gola mes minutave 95 dhe 97) për të fituar 3-2 dhe për të kaluar në çerekfinale të Kupës së Azisë. Mbetet enigma për "fajin" e të gjorit Hussein që ngrënia e barit i kushtoi përjashtimin, por kombëtares së tij eliminimin.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI