Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Video/ Pësoi dy gola në dy minuta në fund, Dinamo rrëmben fitoren në të 96' kundër Kukësit

Lapsi.al 29 January 2024
Video/ Pësoi dy gola në dy minuta në fund, Dinamo rrëmben

Dinamo fiton atëherë kur u duk se e kishte hedhur në kosh suksesin, duke lejuar kthimin e Kukësit me dy gola në minutat e fundit. E pra, Nëndetsja rrëmbeu 3-2 final me një gol të kapitenit Hoxha në minutën e gjashtë shtesë. Tre pikë të çmuara për Mehmetin, në javën e 21 të Superiores. Fitore që e projekton drejt luftës për një vend në Final Four. Kukësi mbetet në telashe, në zonën e rënies nga kategoria.

Dinamo pati startin ideal të ndeshjes, duk goditur Kukësin dy herë në dy minuta. Lorenco Vila në minutën e 11′ kaloi kryeqytetasit në avantazh. Një gol me peshë i anësorit, që goditi moralin e veri lindorëve, që pësuan të dytin nga Denison në minutën e 13′. Një njësh-dysh fatal për Kukësin, që nuk arriti të marrë veten, para se ta shihtye veten nën dy gola disavantazh.

FINALE ELEKTRIZUESE

Nica kërkoi shtyrjen e të tijve në pjesën e dytë, por Dinamo u kujdes të administrove rezultatit. U duk se ndoshta nuk do të ishte e vështirë ta bënte, me prapavijën e Mehmetit që nuk po kalonte rreziqe të mëdha, edhe pse Alves e Salami tentuan të bënin keq. Por Kukësi, sidoqoftë, iu përgjigj me të njëjtën monedhë ndaj bluve, duke shënuar edhe ata dy gola në dy minuta. Rivas në minutën e 84' ngushtoi diferencën e, përpara se Mehmeti të ndërhynte për të marrë masat, Jongo realizoi në të 86' një 2-2 të bujshëm.

Lexo më tej: 10 pikë para të gjithëve, Tetova kujtohet për skemën: "Egnatias i djeg"

Finalja e ndeshjes është ajo për ata me zemër të fortë, sepse nuk ka përfunduar ende. E pas barazimit blitc të Kukësit, Dinamo rrëmben fitoren në minutën e gjashtë shtesë. Kapiteni Hoxha shënoi golin që vlejnë tre pikët, duke përfituar nga një dalje e gabuar e Tafas, në zhvillimet e një goditje këndi. Mehmeti e sheh veten tani në -2 nga Final Four. 28 pikë për Dinamon, që mban në telashe Kukësin, ende i parafundit me 19 pikë, gjashtë larg zonës së shpëtimit.

[video width="576" height="306" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/01/m2-res_456p.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI