Flash

Aksident i rëndë në Manastir, një i vdekur e dhjetëra të plagosur

Lapsi.al 30 January 2024
Aksident i rëndë në Manastir, një i vdekur e dhjetëra

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Maqedoninë e Veriut, përkatësisht në dalje të Manastirit rrugës për në Demir Hisar.

Sipas mediave maqedonase një person ka humbur jetën ndërsa 20 të tjerë janë lënduar pas përplasjes së një makine dhe një furgoni. Furgoni po transportonte punëtorë.

Në vendin e ngjarjes humbi jetën shoferi i makinës, një 24-vjeçar me identitet ende të pazbuluar.

Shërbimet e zjarrfikëses nga Manastiri ndihmuan në nxjerrjen e viktimës nga mjeti i shkatërruar dhe personave të lënduar.

Të lënduarit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Nga ana tjetër vijojnë hetimet për të zbuluar shkakun e aksidentit.

Të këshilluara

Fier, makina merr flakë në lëvizje

Një makinë ka marrë flakë në ecje, në Fier, përkatësisht në aksin që lidh qytetin me autostradën Fier-Tiranë. Drejtuesi i mjetit tip “Mercedes Benz”, një 21-...

19:00

Aksident në Elbasan, 3 të plagosur

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Dy automjete dhe një motomjet janë përplasur me njëra tjetrën dhe pë...

19:30

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI