Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Çmim për arbitrin që Tirana e akuzoi se i humbi titullin: Meta vlerësohet në Asamblenë e BASHF

Lapsi.al 30 January 2024
Çmim për arbitrin që Tirana e akuzoi se i humbi titullin: Meta

Arbitrat janë ata që shpesh e gjejnë veten në qendër të polemikave. Ndonjëherë për meritë të gabimeve të veta e ndonjëherë për pakënaqësi të klubeve. Këtë herë, megjithatë, ka qenë momenti për tu vlerësuar për një vit impenjativ. Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme e Bashkimit të Arbitrave Shqiptarë të Futbollit (BASHF), zhvilloi punimet në prezencë edhe të Sekretarit të Përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulku.

Në përshëndetjen e tij, Shulku vlerësoi punimet e asamblesë dhe përgëzoi rritjen e nivelit të arbitrimit shqiptar. “Ju përgëzojë për asamblenë e parë vjetore të përgjithshme të zakonshme. Është një hap i parë që shoqata ka filluar të funksionojë në mënyrë perfekte. Falë gjykimit tuaj, niveli i arbitrimit shqiptar dhe niveli i futbollit shqiptar janë me notë shumë pozitive. Dua t’ju përgëzoj për gjykimin që keni bërë gjithë këto vite dhe vazhdoni ta bëni. Gjithashtu, ju përgëzoj edhe për punën që bëhet në të gjitha kolegjiumet dhe në kryesi, sepse këtë e tregojnë faktet. Kemi rritur numrin e arbitrave ndërkombëtarë dhe kjo tregon që arbitrimi shqiptar është në rrugën e duhur dhe ka hapa shumë pozitiv”, – tha Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku.

ÇMIMET E SHPËRNDARA

Gjatë Asamblesë morën çmime vlerësuese Besnik Kaimi, Kridens Meta, Xhavit Zajmi, Mhill Shkëmbi, Pajtim Aliko dhe Denis Agaraj, për kontributin e dhënë në arbitrimin shqiptar. Pikërisht Meta u vu në qendër të polemikave në fund të kampionatit të kaluar, ku Tirana e akuzoi se i humbi titullin, me penalltinë e dhënë në favor të Bylis. Siç duket ky fakt nuk ka qenë mjaftueshëm për ta penalizuar arbitrin, përkundrazi.

Në punimet e kësaj Asambleje të parë të Zakonshme u morën edhe dy vendime të rëndësishme. Me anë të votimit u miratua bilanci financiar i vitit 2023 dhe projektbuxheti për vitin 2024. Pas miratimit të këtyre vendimeve u mbyllën punimet në Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme të BASHF-së.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI