Flash

Dinamika/ Si e ekzekutoi shqiptari ish bashkëshorten në SHBA

Lapsi.al 30 January 2024
Dinamika/ Si e ekzekutoi shqiptari ish bashkëshorten në SHBA

Media amerikane Fox13 ka zbuluar të gjithë dinamikën se si Renato Muhaj vrau ish- bashkëshorten e tij Suela Saliaj, 32 vjeç.

Sipas kësaj medie, rreth orës 02:30 Renato Muhaj ka goditur të dy prindërit e tij duke i kërcënuar me hanxhar teksa mbanin njëri- tjetrin dhe duke mbyllur sytë nga frika për jetën. Muhaj akuzohet gjithashtu se iu ka marrë celularët prindërve të tij në mënyrë që të mos mund të thërrisnin për ndihmë.

Megjithatë një person sipas deklaratës së policisë ka mundur të arratiset dhe të thërrasë për ndihmë forca te rendit.

Në deklaratë e arrestimit thuhet se kur oficerët shkuan për të kontrolluar çiftin, ata gjetën gjak jashtë banesës së viktimës së bashku me një thikë dhe nyje bronzi të mbuluara me gjak.

Policia thotë se e gjeti Saliajn të vdekur në dyshemenë e dhomës së saj të gjumit të mbuluar me gjak me një plagë në fyt.

Kur efektivët nuk mundën ta gjenin vajzën 8-vjeçare, u lëshua një alarm AMBER por që më pas ajo u gjet e sigurt afër me Muhajn disa orë më vonë.

Sipas deklaratës thuhet se 8 vjeçarja i tha policisë se kishte parë Muhajn të godiste disa herë Saliajn me thikë në dhomën e saj të gjumit.

Vajza vazhdoi të rrëfente se ajo e dinte që e ëma kishte vdekur por që e pyeste Muhajn: "Babi vdiq pse po e bën këtë?"

Vajza tha se përgjigja e Muhajt ishte se "me të vërtetë donte që ajo të vdiste".

Në deklaratë thuhet gjithashtu që pasi Muhaj vrau Saliajn mori vajzën nga shtëpia, duke e zbritur me nxitim nga shkallët.

Gjithshtu 8 vjeçarja tha në rrëfimin e saj se Muhaj e tërhoqi zvarrë për ta futur në makinë.

Ajo ka pësuar mavijosje dhe gërvishtje gjatë incidentit.

Muhaj është akuzuar për vrasje të shkallës së parë, rrëmbim dhe abuzim të fëmijëve.

Ai do përballet me dy akuza për sulm të rëndë, dy akuza për ngacmim të një dëshmitari dhe katër akuza të tjera penale.

Familja e Saliajt tha se Muhaj nuk ka pasur histori dhune.

FOX 13 kontrolloi të dhënat e gjykatës së Pinellas County dhe nuk mundi të gjente asnjë akuzë penale.

Të këshilluara

Aksident në Elbasan, 3 të plagosur

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Dy automjete dhe një motomjet janë përplasur me njëra tjetrën dhe pë...

19:30

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI