Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

E bujshme, Kean ishte në Madrid për vizitat mjekësore, dështon kalimi te Atletico: motivi

Lapsi.al 30 January 2024
E bujshme, Kean ishte në Madrid për vizitat mjekësore,
Praktikisht ishte gjithçka e kryer për huazimin e Moise Kean nga Juventus te Atletico Madrid. Negociatat ishin kompletuar me një marrëveshje mes klubeve dhe akordin mes Colchoneros dhe sulmuesit. Papritur, megjithatë, transferimi u anulua dhe lojtari, i cili ishte në Madrid që nga e diela dhe dëshmitar i fitores 2-0 të ekipit të Simeone kundër Valencias, do të kthehet në Torino.

DËSHTON KALIMI I KEAN TE ATLETICO

Dështoi në mënyrë të bujshme dhe të papritur kalimi i Moise Kean nga Juventus te Atletico Madrid. Negociatat për huazimin e sulmuesit bardhezi ishin ngadalësuar orët e fundit dhe tashmë janë ndërprerë përfundimisht. Sulmuesi i Juventus, i cili ka qenë jashtë fushës për gati një muaj për shkak të një problemi me tibian, kreu teste të hollësishme fizike në Madrid dje. E pas kontrolleve, stafi mjekësor Colchoneros ka dalë në konkluzion se koha e nevojshme për ta parë atë në fushë është shumë më e gjata nga ato të vlerësuara në Itali. Lexo më tej: Video/ Tridhëmbëshi muzikal Kean-Leao-McKennie: "Së shpejti një këngë së bashku" Për këtë arsye, pavarësisht kontakteve të vazhdueshme mes dy klubeve dhe përpjekjeve për ndërmjetësim, të cilat vazhduan deri në orët e vona të natës, klubi spanjoll vendosi të mos e presë sulmuesin. Kështu, Kean do të kthehet në Torino, por sigurisht që nuk duket se do të mbetet bardh e zi. Në këtë kontekst këto ditët e fundit të tregut do të jenë vendimtare.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI