Flash

Goditet banda shqiptaro-rumune e Firences, sekuestrohen droġë e para

Lapsi.al 30 January 2024
Goditet banda shqiptaro-rumune e Firences, sekuestrohen droġë e para

Një organizatë e trafikut ndërkombëtar të droġës e përbërë nga shqiptarë dhe rumunë është goditur në një operacion të policisë italiane. Sipas hetimeve përtej detit, banda në fjalë vepronte prej vitesh mes Firences dhe Pratos. Mediat italiane shkruajnë se grupi i trafikantëve e siguronte lëndën narkotike në Amerikën e Jugut.

Policia italiane sekuestroi 5 kilogramë kokainë, 100 kilogramë hashash, por edhe 676 mijë euro të gjetura të fshehura. Banda shqiptaro rumune e kishte fshehur drogën brenda rafteve metalike. Në pranga kanë rënë 5 persona të grupit, por emrat e tyre nuk janë bërë të ditur. 2 nga të arrestuarit u lanë në burg ndërsa 3 në arrest shtëpie.

Hetuesit thanë se kishin mbajtur nën vëzhgim disa anëtarë të grupit, ndërsa mundën të dokumentojnë aktivitetin e tyre që prej vitit 2021. Hetimet zbuluan se banda kishte krijuar një bazë operacionale në Prato dhe se ishte në gjendje të sillte sasi të mëdha kokaine, hashashi dhe marihuane në zonën e Firences dhe më pas ta rishiste drogën në të gjithë Toskanën.

Shoqata kriminale ishte e strukturuar në mënyrë të tillë që të kujdesej për çdo fazë: nga furnizimi i lëndës narkotike, transporti, si dhe përpunimi i drogës deri te tregtia me pakicë. Banda kishte demonstruar një stabilitet të fortë me kalimin e kohës, duke vijuar të mbetet shumë aktive edhe pas disa arrestimeve dhe rrëmbimeve që kishte pësuar. Anëtarëve të bandës iu gjetën edhe 2 pistoleta dhe 500 gëzhoja të kalibrit 9x21. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Fier, makina merr flakë në lëvizje

Një makinë ka marrë flakë në ecje, në Fier, përkatësisht në aksin që lidh qytetin me autostradën Fier-Tiranë. Drejtuesi i mjetit tip “Mercedes Benz”, një 21-...

19:00

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI