Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Gratë e futbollistëve keqtrajtohen në Arabinë Saudite: "Ofendime e refuzime nga restorantet e dyqanet"

Lapsi.al 30 January 2024
Gratë e futbollistëve keqtrajtohen në Arabinë Saudite:

Nuk është ar gjithçka që shkëlqen në Arabinë Saudite. Disa futbollistë nga Kontinenti i Vjetër, të tërhequr nga mali i parave që iu ofruan, po kuptojnë se sa e ndërlikuar është jeta në një vend kaq tradicionalist dhe diskriminues. Ato që paguajnë çmimin janë edhe bashkëshortet dhe shoqërueset (të ashtuquajturat Wags në anglisht) të cilat, për Daily Mail, raportuan se ishin fyer publikisht. Ato denoncuan se ishin viktima të ngacmimeve verbale në rrugë, madje u refuzuan të hynin në dyqane dhe restorante për shkak të mënyrës se si ishin veshur.

"Është shumë e vështirë për gratë që mbërrijnë në Arabinë Saudite, veçanërisht nëse vendasit nuk mendojnë se je veshur siç duhet. Në një rast më qortuan vetëm sepse dukeshin supet dhe një pjesë e këmbëve të mia - ishte rrëfimi tronditës i njërës prej tyre, që ka preferuar të mbetet anonim -. Ne nuk mund të veshim pantallona të shkurtra në publik, pavarësisht vapës. Nuk mund t'i veshësh ato as në plazh. E nëse e bën, njerëzit të shohin sikur të urrejnë. Mund të jetë shumë intimiduese".

TË NDALUARA EDHE NË DYQANE

Vështirësia për t'u përshtatur me kulturën e ngurtë lokale në Arabinë Saudite, ku ekziston diskriminimi mes gjinive, duket se është e zakonshme për këto gra dhe vajza perëndimore të mësuara me një jetë shoqërore shumë intensive. "Unë u largova nga qendrat tregtare vetëm sepse krahët dhe shpatullat e mia nuk ishin të mbuluara dhe mund të shihej një pjesë e gjoksit sepse kisha veshur një xhaketë. Njerëzit më thanë të kthehesha kur të isha veshur siç duhet - ishin fjalët e një tjetër Wag -. Ndonjëherë gratë të shajnë dhe mund të jetë shumë e frikshme. Kur bëhet fjalë për femrat këtu kultura është shumë e ndryshme dhe ato janë shumë strikte. Nëse nuk mbulohesh sa duhet, mund ta kesh të vështirë kur del. Nuk mund të sillesh natyrshëm si në Perëndim. Duhet të jesh vigjilente sa herë që del, kështu që priresh të mos dalësh".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI