Flash

Përflitet se është lidhur me Meryl Streep: Reagon aktori

Lapsi.al 30 January 2024
Përflitet se është lidhur me Meryl Streep: Reagon aktori

Martin Short ka reaguar pas aludimeve se është i lidhur me Meryl Streep. I ftuar në episodin e ri të “Club Random with Bill Maher”, Martin mohoi pretendimet.

“Nuk jemi çift, jemi thjesht miq të afërt”, tha ai në podkast, më pas, shtoi me shaka se janë një “power couple”. “Nuk ka asgjë më të fuqishme në Hollywood se sa një çift i fuqishëm. Ka funksionuar për Tom Cruise dhe Nicole Kidman, edhe për Brad Pitt dhe Angelina Jolie”.

Thashethemet për një lidhje mes Short dhe Streep nisën të qarkullonin pasi njerëzit i panë aktorët goxha të afërt në ceremoninë e Golden Globes.

Martin Short ka qenë i martuar me Nancy Dolman, që prej vitit 1980, derisa ajo ndërroi jetë nga kanceri në vitin 2010. Ata kanë tre fëmijë së bashku: Katherine Elizabeth, 40 vjeç, Oliver Patrick, 37 vjeç dhe Henry Hayter, 34 vjeç. Sa i përket Streep, ajo dhe ish-bashkëshorti, Don Gummer, u ndanë pas 45 vitesh martesë.

“Don Gummer dhe Meryl Streep janë ndarë prej më shumë se 6 vitesh. Ata do të kujdesen gjithnjë për njëri-tjetrin, por kanë zgjedhur të ndajnë rrugët”, tha një zëdhënës i Streep për People./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI