Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Video/ E pabesueshme në Kupën e Azisë: Iraku eliminohet, gazetarët tentojnë të rrahin trajnerin

Lapsi.al 30 January 2024
Video/ E pabesueshme në Kupën e Azisë: Iraku eliminohet,
E pabesueshme ajo që ndodhi në Katar në konferencën për shtyp pas eliminimit që pësoi Iraku në fazën e 1/8 të Kupës së Azisë nga Jordania. Pasi mbylli pjesën e parë në avantazh falë golit të Al Naimat, Jordania u përmbys nga golat e Natiq dhe Hussein. Befasia erdhi në shtesë, mes minutave 95' dhe 97', Al Arab dhe Al Rashdan i dhanë jordanezëve suksesin 3-2. Disa gazetarë irakianë, siç shihet në një video që po bën xhiron e botës, sulmuan trajnerin e Irakut Jesus Casas dhe u përpoqën ta rrahin. Ndërhyrja e sigurisë shmangu degjenerimin e konfliktit. Lexo më tej: Video/ Përjashtimi i bujshëm në Kupën e Azisë: episod surreal, i paparë ndonjëherë në futboll Shumë e kanë kritikuar Casasin se e ka shpërqendruar veten nga roli i tij si trajner duke dhënë shumë intervista gjatë këtij kompeticioni. E kjo ishte edhe pjesërisht arsyeja e humbjes që mori Iraku, një prej kombëtareve më të akredituara në vigjilje për titullin kontinental. Federata irakiane e Futbollit lëshoi një deklaratë duke shprehur "zhgënjimin e saj të madh" për "një skenë që është më e dhimbshme se dalja e pamerituar e ekipit tonë". “Denoncojmë sjelljen e urrejtjes ndaj trajnerit”, nënvizon federata, e cila merr përsipër “të mos merret me këto media që përpiqen të mbjellin kaos”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI