Flash

Përmbytje në Itali dhe Greqi

Reshjet intensive të shiut dhe stuhitë e fuqishme kanë përfshirë disa zona të Italisë dhe Greqisë, duke shkaktuar p&eum...

18:52

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Diletta Leotta, pas fëmijës edhe unazë me Loris Karius: "Duhet t'ju them diçka.. I said yes!"

Lapsi.al 31 January 2024
Diletta Leotta, pas fëmijës edhe unazë me Loris Karius:
“Më duhet të të them diçka.. I said yes (thashë po)!”, me këto fjalë Diletta Leotta vendosi të njoftojë përmes Instagram, se do të martohet me partnerin e saj, futbollistin gjerman Loris Karius. Portieri i Newcastle që vitin e kaluar e bëri mama të Arias së vogël, e lindur në ditëlindjen e saj, më 16 gusht.

NJOFTIMI I DILETTA LEOTTA

Propozimi për martesë nuk është diçka e këtyre çasteve, por i përket kohës kur prezantuesja dhe imazhi i DAZN-it priste lindjen e Arias: “Prita disa muaj për t'ju thënë sepse unë dhe Loris donim të përjetonim sa më shumë emocionet e lindjes së Arias. Por tani jemi gati t'i përkushtohemi këtij qëllimi tonë të ri të madh së bashku, si familje”, ka vazhduar 32-vjeçarja nga Catania në Instagram. Një propozim martese i dokumentuar mirë me foto, që nga unaza e zgjedhur për këtë hap të madh deri në momentin kur Karius u ul në një gju për pyetjen tradicionale. "A e dini shprehjen 'Kur je e lumtur, kushtoji vëmendje'? Në momentin që shfaqin këto foto unë isha gruaja më e lumtur në botë, me Loris dhe me Arian që po mbërrinte".

URIMET NË INSTAGRAM

Ndër emrat e parë nga bota e spektaklit dhe sportit që nxituan të uronin Diletta Leotta ishte ai i influencueses dhe sipërmarrëses Chiara Ferragni, e cila u kufizua të komentonte me zemër lajmin e lumtur. Urime edhe nga Federica Pellegrini, mikesha dhe e ftuara e një episodi të podcast-it Mamma Dilettante. Por nuk kanë munguar edhe Claudio Marchisio, Valentina Vignali, Melissa Satta, Cristina Marino dhe Costanza Caracciolo.

DATA E VENDI I MARTESËS ENDE TOP SECRET

Diletta Leotta nuk ka dhënë asnjë detaj tjetër për fansat e saj për dasmën, ndonëse është e arsyeshme të imagjinohet se në muajt që kanë kaluar nga propozimi deri në ditën e sotme çifti ka menduar tashmë për një datë. Gjithçka është top sekret për momentin, por fansat e prezantueses tashmë po imagjinojnë përditësime të shpeshta për këtë moment historik të ri për Diletta dhe Loris, të cilët janë bashkë që nga fundi i vitit 2022.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by ?Diletta Leotta? (@dilettaleotta)

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI