Flash

Drejtori i CIA-s: Ndërprerja e ndihmës nga SHBA për Ukrainën do të ishte një gabim i përmasave historike

Lapsi.al 31 January 2024
Drejtori i CIA-s: Ndërprerja e ndihmës nga SHBA për Ukrainën

Shefi i CIA-s, William Burns tha se SHBA do të bënte një gabim të përmasave historike nëse heq dorë nga mbështetja për Ukrainën në luftën gati dy vjeçare ndaj Rusisë. Paralajmërimi vjen në një kohë që në Kongres është bllokuar propozimi për dërgimin e ndihmave ekonomike dhe ushtarake për Ukrainën.

Në një opinion të publikuar të martën në Foreign Affairs, drejtori i CIA-s, shkroi se lufta e Putinit tashmë ka ndikuar rëndë Rusinë në mënyra të ndryshme, nga izolimi i saj globalisht deri te dëmtimi i ushtrisë dhe ekonomisë së saj.

“Të paktën 315,000 ushtarë rusë janë vrarë ose plagosur, dy të tretat e inventarit të tankeve ruse të paraluftës janë shkatërruar dhe programi i lavdëruar i Putinit për modernizimin ushtarak prej dekadash është zbrazur. E gjithë kjo është një rezultat i drejtpërdrejtë i trimërisë dhe aftësisë së ushtarëve ukrainas, të mbështetur nga mbështetja perëndimore“, shkroi Burns.

Burns shtoi se vazhdimi i furnizimit me armë do ta vendoste Ukrainën në një pozitë më të fortë nëse shfaqet një mundësi për negociata serioze për t’i dhënë fund luftës.

“Ajo ofron një shans për të siguruar një fitore afatgjatë për Ukrainën dhe një humbje strategjike për Rusinë. Ukraina mund të mbrojë sovranitetin e saj dhe të rindërtohet, ndërsa Rusia do të lihet të merret me kostot e qëndrueshme të marrëzisë së Putinit. Që Shtetet e Bashkuara të largohen nga konflikti në këtë moment vendimtar dhe të ndërpresin mbështetjen për Ukrainën, do të ishte një gabim me përmasa historike”, duke lejuar në mënyrë efektive Rusinë të arrijë qëllimin e saj për të pushtuar Ukrainën”, ka shkruar mes të tjerash shefi i CIA-s.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI