Flash

Përmbytje në Itali dhe Greqi

Reshjet intensive të shiut dhe stuhitë e fuqishme kanë përfshirë disa zona të Italisë dhe Greqisë, duke shkaktuar p&eum...

18:52

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Eto'o nën hetim në Kamerun: akuzohet për trukim ndeshjesh, kërcënime fizike e nxitje dhune

Lapsi.al 31 January 2024
Eto'o nën hetim në Kamerun: akuzohet për trukim ndeshjesh,

Trukimi i ndeshjeve, shpërdorimi i pushtetit, kërcënimet fizike, nxitja e dhunës dhe përhapja e informacionit të rremë në Kamerun. Këto janë disa nga akuzat e ngritura ndaj Samuel Eto'o, ish-kampion i Inter dhe Barcelonës dhe president i federatës së futbollit të Kamerunit prej dy vitesh. Lajmin e ka publikuar The Athletic, një portal i rëndësishëm, i cili ka patur akses në mesazhet, email, letrat dhe regjistrimet audio të WhatsApp-it të dorëzuara nga ish-zëvendëspresidenti i Fecafoot, Henry Njalla Quan Junior, në Komitetin Ekzekutiv të FIFA-s. Federata Afrikane e Futbollit ka hapur tashmë një hetim.

Lexo më tej: Samuel Eto'o denoncohet nga e bija Annie: "Baba i munguar, jam në vështirësi ekonomike"

Është e rëndësishme të theksohet se dosja e paraqitur nga Henry Njalla Quan Junior mbetet për t'u provuar. Sipas këtij të fundit, ndeshja midis Njalla Quan Sports Academy (NQSA) dhe Kumba City është përcaktuar si e manipuluar me Eto'o që ka dhënë indikacione për arbitrat se si të sillen. Ndeshja në fjalë ishte e vlefshme si vajtja e një gjysmëfinaleje të divizionit të tretë në Kamerun. Kujtojmë se Eto'o, në qershor 2022, u dënua me 22 muaj burgim me kusht dhe gjobë 1.4 milionë £ (1.7 milionë dollarë) pasi u deklarua fajtor për një mashtrimi fiskal lidhur me të drejtat e tij të imazhit kur luante në Spanjë. Për më tepër, në Kupën e Botës së fundit në Katar, lojtari i lindur në vitin 1981 pati një grindje të ashpër me një gazetar algjerian.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI