Flash

Përmbytje në Itali dhe Greqi

Reshjet intensive të shiut dhe stuhitë e fuqishme kanë përfshirë disa zona të Italisë dhe Greqisë, duke shkaktuar p&eum...

18:52

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Një natë e nxehtë në Bolivi me një hungareze: Neymar ka një vajzë tjetër 10 vjeçare, kërkohet testi i ADN

Lapsi.al 31 January 2024
Një natë e nxehtë në Bolivi me një hungareze: Neymar ka

Neymar ka qenë jashtë për shkak të dëmtimit për një kohë të gjatë dhe do të duhet të kalojnë disa muaj para se sulmuesi të kthehet në fushat e lojës. Pavarësisht kësaj, emri i tij është shpesh në faqet e tabloideve dhe portaleve dhe jo për çështje që lidhen rreptësisht me futbollin.

Nga festa e lundrimit disa javë më parë e cila përfundoi në tragjedi, te peripecitë e vazhdueshme sentimentale, përfshirë divorcin nga ish-gruaja e tij tashmë Bruna Biancardi, braziliani vazhdon të jetë në qendër të skandaleve.

E sipas mediave braziliane, tashmë një grua ka ngritur një padi kundër O'Ney. Ajo pretendon se ish-futbollisti i Barcelonës dhe PSG-së është babai i vajzës së saj 10-vjeçare.

NEYMAR KA NJË VAJZË TJETËR 10 VJEÇARE?

Gabriella Gapar, hungareze. Ky është emri dhe kombësia e gruas që u takua dhe pati një flirt me Neymar në vitin 2013. Ajo pretendon se lidhja e shkurtër ka sjellë në jetë një vajzë të vogël që tani është 10 vjeç. Avokati i gruas ka folur për padinë e ngritur nga klientja e tij, e cila kërkon që braziliani t'i nënshtrohet testit të ADN-së për të vërtetuar atësinë. Natyrisht ka edhe një kërkesë ekonomike për shpenzimet e bëra në këto vite dhe për të garantuar një të ardhme për fëmijën.

Avokati i gruas pretendon se të dy janë takuar gjatë një grumbullimi të kombëtares braziliane në Bolivi. Të dy kanë pasur marrëdhënie seksuale. Gruaja me sa duket mbeti shtatzënë dhe më pas kontaktoi lojtarin dhe prindërit e tij disa herë, por nuk mori asnjë përgjigje. Në një nga letrat e shumta ajo i kishte dërguar edhe një foto të vogëlushes.

Lexo më tej: Tragjedi në festën në anije të Neymar: sherr me të fejuarën, influencuesi u hodh në det dhe u zhduk

Tani fjala i kalon Gjykatës, që do të vendosë nëse do të pranojë provat e paraqitura nga Gapar dhe për pasojë do të detyrojë Neymar t'i nënshtrohet testit të ADN-së për të verifikuar atësinë e mundshme. Gruaja kërkon që babai i dyshuar të kujdeset për shpenzimet e bëra në këto dhjetë vite, si ushqimin dhe studimet. Për momentin, lojtari i Al Hilal nuk ka komentuar për këtë çështje.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI