Flash

Pjesë e grupit që vrau shoqëruesin e Mond Kosenit/ Kërkohet ekstradimi i Donald Hoxhës

Lapsi.al 31 January 2024
Pjesë e grupit që vrau shoqëruesin e Mond Kosenit/ Kërkohet

Prokuroria i kërkon Britanisë së Madhe të ekstradojë drejt Shqipërisë Donald Hoxhën, i cili dyshohet për përfshirje në vrasjen e Roland Rexhepit, ish-agjenti i Antidrogës i thirrur me nofkën “Doda”, më 2009 në Elbasan.

Hoxha ishte 18-vjeç në kohën e vrasjes, teksa pas arratisjes u arrestua në Britaninë e Madhe.

Për vrasjen e Roland Rexhepit janë denuar Marjus Tafa dhe Armando Llakaj, ndërsa po gjykohet Florind Shabani.

Krimi erdhi si pasojë e sagës së hakmarrjes pas përplasjeve të fisit Çapja dhe atij Mema, që nga viti 2005 e në vijim, me të paktën 12 viktima dhe dhjetëra të plagosur.

Ekzekutimi i Roland Rexhepit në Elbasan

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 29 korrik 2009 në lagjen Vullnetari në Elbasan, ku ish-punonjësi i Antidrogës në Drejtorinë e Policisë Elbasan, mbeti i vrarë pas disa të shtënave me armë. Rexhepi është ekzekutuar sapo ka dalë nga pallati i tij, duke ju drejtuar garazhit për të marrë makinën dhe larguar në punë.

Në këtë moment i është afruar me motor njëri nga autorët e krimit, Armando Llakaj, i cili ka hapur zjarr në drejtim të Rexhepit duke e lënë të vdekur në vend. Për këtë ngjarje të rëndë që erdhi si rezulat i përplasjes mes grupit të Çapjave dhe familjes Mema në Elbasan, dy prokurorët e Elbasanit Milan Laskaj dhe Ritvan Suka, mundën të sigurojnë prova dhe arrestojnë Marjus Tafën dhe Armando Llakajn.

Të dy këta persona konsideroheshin në 2009 si njerëz të afërm të familjes Çapja, ndërsa tashmë janë dënuar me 24 dhe 23 vite burgim, ku vijojnë të vuajnë dënimin në burgun e Peqinit.

Ndërkohë, pas 12 vite nga kjo ngjarje Prokuroria ka mundur të identifikojë dhe t’i komunikojë arrestin Florind Shabanit, njërit nga bashkëpuntorët në këtë vrasje. Identifikimi i Shabanit është kryer duke analizuar një profil ADN-je që është gjendur në një kapuç dhe një bisht cigare. Ky profil ka dalë i njëjtë me atë që ka dhe Florind Shabani.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI