Flash

Qeveria sqaron heqjen e pasaportës diplomatike për Ben Ahmetajn: Procedurë normale pasi humbi mandatin e deputetit

Lapsi.al 31 January 2024
Qeveria sqaron heqjen e pasaportës diplomatike për Ben Ahmetajn:

Pasi Top Channel publikoi lajmin se Arben Ahmetajt i është hequr pasaporta diplomatike, Ministria e Jashtme ka bërë një reagim ku sqaron se kjo është një procedurë normale kur mbaron apo ndërpritet mandati i deputetit.

“Procedura për shpalljen e pavlefshme të një pasaporte diplomatike është bërë në bazë të ligjit, një anëtar i Kuvendit të Shqipërisë humbet të drejtën e pasaportës diplomatike me vendim të Kuvendit, për ndërprerjen/humbjen e mandatit të deputetit. Sipas ligjit, pasi Kuvendi i përcjell shkresën zyrtare se individi nuk gëzon më mandatin e deputetit, MEPJ nis procedurën administrative, e cila bazohet në VKM 389, datë 12.06.2019, “Për kriteret për lëshimin e pasaportës diplomatike dhe asaj të shërbimit” pikat 3,4,6,7 dhe Ligji nr. 8668, datë 23.10.2000, i ndryshuar “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, neni 8 dhe neni 9. Bazuar në sa më lart, MEPJ sipas procedurës standarde përcjell njoftimin për shpalljen e pavlefshme të pasaportës në të gjitha përfaqësitë e Republikës së Shqipërisë”, thuhet në reagim.

Të këshilluara

Aksident në Lezhë-Milot, dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në superstradën Lezhë-Milot, ku raportohet për dy të plagosur, mes të cilëve edhe një i mitur. Dy automjete “Volsavg...

18:33

A janë ndarë Xhensila dhe Besi?

Para pak kohësh u aludua për një krisje të marrëdhënies së tyre, madje u tha se Xhensila ishte larguar nga shtëpia ama këto ishte Besi ai që i mohoi. Ditën e...

18:14

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI