Flash

Përmbytje në Itali dhe Greqi

Reshjet intensive të shiut dhe stuhitë e fuqishme kanë përfshirë disa zona të Italisë dhe Greqisë, duke shkaktuar p&eum...

18:52

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Skandal te Celta Vigo: Hugo Mallo akuzohet për abuzim seksual ndaj maskotës së Espanyol

Lapsi.al 31 January 2024
Skandal te Celta Vigo: Hugo Mallo akuzohet për abuzim seksual ndaj
Hugo Mallo, ish-kapiteni i Celta Vigo dhe lojtari aktual i Internacional të Porto Alegre, është akuzuar për ngacmim seksual ndaj maskotës së Espanyol. Faktet datojnë që nga ndeshja e 24 prillit 2019 mes katalanasve dhe Celta Vigo në stadiumin Cornellà-El Prat, për javën e 34 të La Liga të sezonit 2018/2019. Gruaja, e veshur si një papagall në rolin e maskotës së vendasve, akuzoi Hugo Mallo se i kishte prekur gjoksin duke i vendosur duart nën kostumin e saj gjatë përshëndetjes me maskotën e Espanyol. Mbrojtësi i djathtë spanjoll i lindur në vitin 1991 u thirr në 10 korrik 2019 për të dëshmuar në mbrojtje të tij. Hugo Mallo ka shpallur gjithmonë pafajësinë e tij, duke pretenduar se nuk e njeh gjininë e maskotës dhe se sidoqoftë ka përshëndetur në të njëjtën mënyrë futbollistët dhe maskotat. Rasti ishte mbyllur për mungesë provash.

ÇËSHTJA U RIHAP

Gjithçka u rihap me ankesën e paraqitur nga mbrojtja e gruas në Seksionin e Nëntë të Gjykatës Provinciale të Barcelonës. Pas gati katër vitesh hetimet janë pasuruar me fakte dhe detaje të reja të cilat e kanë shtyrë Prokurorinë të kërkojë dënim me burg nga një deri në tre vjet për Hugo Mallo. Janë ri-analizuar videot të cilat tregojnë se si përshëndetja e Hugo Mallo me maskotën zgjati më shumë se përshëndetjet e bëra më parë për maskotën mashkull dhe futbollistët. Prandaj, çështja nuk është mbyllur aspak. E në fakt ish-kapiteni i Celta Vigo duhet të dalë para gjykatës më 11 korrik bashkë me gruan.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI