Flash

Ahmetaj: Sulm nga TCH, kërcënime nga burgu, Rama tha “do shkojë në të sëmës”

Lapsi.al 1 February 2024
Ahmetaj: Sulm nga TCH, kërcënime nga burgu, Rama tha “do

Arben Ahmetaj po flet tani: "Rama nuk më la të shkarkohesha që ta bëja siç duhet largimin. Ai më ka kërcënuar në atë mbledhjen e famshme të kryesisë ku më larguan. Në mbledhjen e kryesisë ai ka thënë që "unë largohem sepse kam dëmtuar unitetin e partisë".

Në mbledhjen e kryesisë ai ka thënë “Do shkojë në të sëmës ai që prish unitetin e kryesisë”. E mora vesh që atë ditë, por nuk reagova. Dhe bëra mirë që nuk reagova, le të bëjë batuta sa të dojë. Në vazhdim u mor vesh që nuk isha pjesë e dosjes së Elbasanit dhe të Fierit dhe pastaj u sajua historia e dhënies së dosjes. Jo po u dha tek Sofra e Ariut, jo po i humbi Ramës dhe ia dhanë Adriatik Doçit.

Menjëherë filloi Top Channel, TCH e filloi goditjen kur kishte gjyqin në Gjykatën e Lartë për pronësinë. E mbajti 3 muaj emrin tim. Korrupsioni im? Ku ishte korrupsioni im? 3 muaj nuk ka mbajtur luftën e Kosovës ai TV, apo luftën e Ukrainës, por e mbajti me mua. Sigurisht që TCH e kishte të frymëzuar politikisht sulmin ndaj meje. Frymëzohej nga Edi Rama. Nuk kam frikë ta them. Ka bërë takim “X”-i dhe kryeministri për këtë çështje.

U bë emision në TCH për Ditmir Bushatin. E kërkoi Rama. U bë për Niko Peleshin. E kërkoi Rama. U bë për Xhafën. E kërkoi Rama. Ramës ia dërgova dhe një haber. Ej mjaft. Nuk më do në parti, nuk më do në qeveri? OK. Mos u merr me mua.

Unë dola në “Opinion”. Një ish-miku im tha: “Ky Ahmetaj është budalla me shumë shkollë”. Nuk i bëra karshillëk kryeministrit.

Jam kërcënuar 3 herë nga njerëz të panjohur. Një herë në telefon nga burgu dhe dy herë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Kur kërcënimi kaloi tek gruaja që mbante fëmijën tim tek liqeni nuk e lashë më si trim i madh. hera e fundit ishte tek rrethi tek liqeni. Kanë qenë kërcënime të frymëzuara politikisht. Të dalë kryeministri dhe të thotë “të vejë në të sëmës” dhe të të thotë “po të isha unë gjykatës dhe prokuror di të ishte më keq” normal që do kisha kërcënime".

Lajmi po përditësohet....

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI