Flash

Përmbytje në Itali dhe Greqi

Reshjet intensive të shiut dhe stuhitë e fuqishme kanë përfshirë disa zona të Italisë dhe Greqisë, duke shkaktuar p&eum...

18:52

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Bremer provokon Inter, para sfidës me Juventus: "Zgjodha krahun e duhur"

Lapsi.al 1 February 2024
Bremer provokon Inter, para sfidës me Juventus: "Zgjodha krahun e

Pak ditë para ndeshjes që mund të vendosë kampionatin, Gleison Bremer, a thua se ishte e neviojshme, ndez derbin e Italisë: "A mendoj ndonjëherë se mund të kisha luajtur për Inter? Jo, jam në krahun e duhur - deklaroi mbrojtësi brazilian i Juventus në një intervistë për Dazn -. Me Inter do të jetë një duel deri në fund. Të marrësh një rezultat në Milano nuk është kurrë e lehtë. Për mendimin tim, kush fiton nuk fiton kampionatin, ka ende shumë ndeshje, por është një hap i rëndësishëm”.

INTER-JUVENTUS, KONFRONTIMI I ATYRE QË NJIHEN MIRË

Të dielën në San Siro do të ketë përballë Lautaro, por Bremer fokusohet te forma e sulmuesve të tij: "Vlahovic është një sulmues i fortë fizikisht. Kur luajmë së bashku në një ndeshje kontrolli i jap shumë këshilla. Ai është i aftë dhe po përmirësohet. Edhe Yildiz është gjithashtu një sulmues i mirë, në stërvitje futemi fort ndaj tij, por ai nuk ankohet dhe vazhdon të luajë. Ai ka forcë të madhe në këmbë dhe mund të ketë një karrierë të rëndësishme. Ka sulmues që nuk mund të lihen kurrë vetëm, si Osimhen dhe Lukaku, ata janë të nivelit ndërkombëtar – shtoi ai –. Është e rëndësishme që sulmuesi të bëhet nervoz, sepse pastaj pak mbeten të përqendruar gjatë gjithë ndeshjes”.

NË LIDHJE ME MBROJTËSIT

"Ka shumë mbrojtës të fortë në qarkullim, si Van Dijk. Ai është dy shkallë më lart se unë sepse fitoi Champions League dhe luan në një kampionat të vështirë si Premier League. Në fund, kur një lojtar tërhiqet, numërohen vetëm trofetë e fituar, nëse nuk ke fituar asgjë, nuk mund të thuash se ishe më i miri".

Lexo më tej: Arbitri i Inter-Juventus: dizenjatori Rocchi ka zgjedhur kush do të drejtojë ndeshjen titull

Modeli Chiellini – “Giorgio më sugjeroi të shikoj shumë video dhe të njoh shumë mirë kundërshtarin. Juventus më ndihmon shumë në këtë gjë, kam edhe një person në Brazil që më ndjek”.

Në lidhje me drejtorin Giuntoli: "Këtë vit erdhi drejtori Giuntoli e ka sjellë shumë qetësi".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI