Flash

Kosova vendosi heqjen e dinarit serb, ambasadori i SHBA flet për tension

Lapsi.al 1 February 2024
Kosova vendosi heqjen e dinarit serb, ambasadori i SHBA flet për tension

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier në një deklaratë për media ka thënë se ka ndarë shqetësimet me kryeministrin Albin Kurti në lidhje me vendimin e BQK-së për dinarin serb.

Ai u shpreh se i frikësohet tensioneve të reja në Veri të Kosovës për shkak të rregullores së re të Bankës Qendrore të vendit lidhur me heqjen e dinarit serb.

Hovenier ka thënë se duhet të merren veprime të duhura për të siguruar që serbët do të ndihen të sigurt, pasi sot ka hyrë në fuqi rregullorja e re e BQK-së, e cila e ndalon përdorimin e dinarit në Kosovë.

“Serbët do të ndihen të shkëputur nga benefitet që përfitojnë. Askush nuk e dëshiron këtë”, tha Hovenier pas takimit me kryeministrin Kurti, teksa nuk dha detaje rreth diskutimeve me të parin e ekzekutivit.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI