Flash

Kritikat për ndotjen e ajrit/ Rama tregon sa të bukura janë kullat e Tiranës

Lapsi.al 1 February 2024
Kritikat për ndotjen e ajrit/ Rama tregon sa të bukura janë

Kryeministri ka postuar në Instagram një foto ku shfaqet duke i bërë foto kullave në qendër të Tiranës. "My beautiful city" shkruan Rama teksa fikson në celularin e tij ngrehinat e larta pas bashkisë.

Admirimi i Ramës për kullat nuk është më lajm, por dëshira për t'i bërë një foto kullave i është ripërtërirë në një moment kritikash për ndotjen e ajrit në Tiranës. Sipas matjeve të profesorit Besnik Baraj, në zonat më të populluara të Tiranës niveli i ndotjes është në nivele alarmante. Grimcat 2.5 mikron që shkaktojnë sëmundje të ndryshme janë në nivele 10 apo 20 herë më të larta se mesatarja e OBSH.

Prandaj dhe sot, Rama kur ka dalë nga zyra në kryeministri, nuk ka marrë për nga rruga që të çon në fshatin Surrel lart drejt Dajtit, atje ku ngrihet vila e tij mes ajrit të pastër dhe mes gjelbërimit. Por ka kaluar një herë nga qendra, ku ajri vërtet është i ndotur, por nuk përbën ndonjë rrezik nëse qëndron aty sa për t'i bërë një foto kullave.

https://lapsi.al/2024/01/30/ajri/

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI