Flash

“Nëse do mbetem gjallë”/ Arben Ahmetaj tregon se nga kush e pret fundin

Lapsi.al 1 February 2024
“Nëse do mbetem gjallë”/ Arben Ahmetaj tregon se nga kush

Ish-zv.Kryeministri Arben Ahmetaj tha gjatë intervistës në Syri Tv se do të vijojë të mbrojë të vërtetën e tij. megjithatë ai shprehu pasiguri për jetën madje duke deklaruar se ishte kërcënuar 3 herë dhe se frymëzim i kërcënimeve ishte kryeministri Edi Rama.

“Unë kam vendosur të tregoj pozicionin tim në raport me dyshimet që ka hedhur SPAK, përdorimin politik të SPAK, nxjerrjen në pritë politikisht, persekutimit familjar, kërcënimet e mia, dhe kam kaluar gjatë gjithë intervistës te rëndësia e një reforme të vërtetë në drejtësi.

Ku kanë shkuar paratë? Po ta dija se ku kanë shkuar... unë po bëj investigimet e mia, nëse do të ngelem gjallë në të tria shërbimet e duhura unë e kam ndarë rrezikun që më vjen, nga kush më vjen me emra konkretë siç edhe juve ju ndikova. Unë do të vazhdoj të investigoj dot nëse do të arrij se ku kanë shkuar ato para.

Unë kam bindjen sot se Mireli Mërtiri nuk është pronar i tiranës. Të investigohet se ku kanë shkuar, Mirel Mërtiri është i syrgjynosur me të pavërteta e të vërteta nuk i gjykoj unë vetëm për t’i martë Tiranën. Po ta them, mund të ketë bërë gabimet e veta, nuk jam unë ta gjykoj, unë e kam njohur dikur njeri punëtor, por nuk jam këtu për Mirel Mërtirin. Nuk i hyj unë le të jetë aty ku te jetë në fatet e tij ja boftë Zoti mbarë ku di gjë unë punët e tij.

Mbaj mend që të thashë se më pyete, çfarë pret pas kësaj interviste. Të thashë, masakrim, persekutim të plotë. Kam vrarë luanin e ngordhur në kafaz në kopshtin zoologjik. Unë sot familjen e kam të shkatërruar, i kam shkaktuar fatkeqësi nëpërmjet besimit dhe naivitetit tim politik, familjes time aktuale, fëmijëve të mi, Eriolës, ish-gruas time Albinës, vetes time. Kam parë gjithë karrierën time politike që të shkërmoqej nën thundrën e kokës së zezë për 1 vit. Çfarë kam për të humbur unë. Jetën? Okej” – tha Ahmetaj. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Ahmetaj: Sulm nga TCH, kërcënime nga burgu, Rama tha “do shkojë në të sëmës”

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI