Flash

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Shkodran Mustafi mund ende të shkojë te Vllaznia: ja kush mund të transferohet ende përtej afatit zyrtar

Lapsi.al 1 February 2024
Shkodran Mustafi mund ende të shkojë te Vllaznia: ja kush mund të

Merkato është e mbyllur zyrtarisht, por në fakt ndonjë goditje përtej afatit kalimtar edhe mund të kompletohet. Natyrisht që për të bërë një lëvizje të tillë, që në këto raste është ose dëshpëruese ose okazion, duhen plotësuar të paktën dy kritere. E para, që klubet duhet të kenë vende të lira në federimet e tyre prej 25 lojtarësh dhe e dyta, që lojtarët të jenë pa kontratë. Kjo është edhe arsyja përse në Shkodër ende shpresojnë se mund të marrin mbrojtësin Shkodran Mustafi.

Sipas asaj që konfirmoi vetë presidenti i Vllaznisë Alban Xhaferri, oferta për kampionin e botës në vitin 2014 është dorëzuar. Kështu, nëse 31 vjeçari gjerman nuk gjen strehë tjetër, që nuk i ka ndodhur prej gjashtë muaj kur u ndërpre kontrata që e lidhte me Levante, mund të vendosë ta mbyllë sezonin 2023-24 me fanellën kuqeblu.

Lexo më tej: Mustafi, merkato e goli në fund, Osmani entuziast: "Pritëm rastin, e dinim"

Në një komunikim me Sektorin e Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit është mësuar se Skënderbeu, Tirana e pikërisht Vllaznia kanë ende hapësira në federime. Ndërsa të tjerët e kanë të plotësuar dhe për këtë arsye nuk parashikohen lëvizje të tjera, përvec atyre të bëra brenda afatit zyrtar të transferimeve të janarit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI