Flash

Përmbytje në Itali dhe Greqi

Reshjet intensive të shiut dhe stuhitë e fuqishme kanë përfshirë disa zona të Italisë dhe Greqisë, duke shkaktuar p&eum...

18:52

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Video/ Kumbulla kalon vizitat mjekësore e firmos me Sassuolo: asnjë ndeshje në sezon, fundi i një makthi

Lapsi.al 1 February 2024
Video/ Kumbulla kalon vizitat mjekësore e firmos me Sassuolo: asnjë
Roma konfirmon se Marash Kumbulla i është bashkuar Sassuolos në formë huazimi deri më 30 qershor 2024. Mbrojtësi shqiptar, i cili iu bashkua verdhekuqve nga Hellas Verona në vitin 2020, bëri debutimin e tij kundër Juventus më 27 shtator të po atij viti. Në tre sezone, ai bëri 68 paraqitje për Romën, duke shënuar katër gola. Kumbulla ishte gjithashtu pjesë e skuadrës që fitoi UEFA Europa Conference League në maj 2022, në finalen e luajtur në Tiranë me Feyenoord. Mbrojtësi shqiptar, asnjëherë i aktivizuar këtë sezon nga Mourinho është një përforcim i ri për repartin mbrojtës të jeshilzinjve. Sassuolo ka prapavijën ndër më të thyerat e Serie A me 37 gola të pësuar. Ish-lojtari i Veronës i bashkohet Andrea Belotti në listën e lojtarëve të shitur nga Roma: ‘Gallo’ do ta mbyllë vitin në radhët e Fiorentinës. Lexo më tej: “Forca djema, unë jam me ju!” Kumbulla nuk luan që në maj, por e do kombëtaren në Europian Tashmë Marash Kumbulla është zyrtarisht një lojtar i Sassuolo. Kontrata e mbrojtësit, të ardhur si huazim nga Roma, është depozituar siç raporton faqja e Lega Serie A. Operacioni mes verdhekuqve dhe jeshilzinjve u mbyll në bazë të një huazimi deri në fund të sezonit. Udinese, duke pasur parasysh dështimin për të shitur Nehuen Perez te Napoli, në fakt u tërhoq nga negociatat. Mëngjesin e sotëm në Milano futbollisti shqiptar i lindur në vitin 2000 ka firmosur kontratën me Sassuolo. Një lajm që duhet të kënaqë mbi të gjithë teknikun e kombëtares së Shqipërisë Sylvinho, që ka tashmë 6 muaj për të parë lojtarin të marrë minuta e të bëhet i rëndësishëm në vigjilje të Euro 2024.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI