Flash

Del SONDAZHI/ Nano, Berisha apo Rama? Cila ka qenë qeverisja më e mirë

Lapsi.al 2 February 2024
Del SONDAZHI/ Nano, Berisha apo Rama? Cila ka qenë qeverisja më e

Gjetjet e kësaj jave në Barometri tregojnë se shqiptarët janë besnikë ndaj kampeve poltike dhe partisë që ata votojnë dhe kjo është një sjellje e konsoliduar me kohën.

Në pyetjen “gjatë jetës suaj a keni votuar të njëjtën parti apo parti të ndryshme”, shumica (66,7%) përgjigjen të njëjtën parti, vetëm 29,3 % përgjigjen parti të ndryshme.

Edhe kur pyeten për familjarët e tyre, sa prej tyre votojnë të njëjtën parti, përgjigjja “të gjithë” ka 50.5% të zgjedhjes nga qytetarët.

Në po të njëjtën linjë por të pyetur në një forme tjetër pohimi si: “Unë dhe familja ime kurrë nuk do të votojmë për parti tjetër, jemi besnik”, 31 % janë dakord , 38.8 % nuk janë dakord.

Sa i përket idesë që qytetarët kanë për të ardhmen poltike të vendit, pavarësisht se në pyetësor kanë konfirmuar se ata votojnë në menyrë besnike të njëtat parti dhe kampe politike, të pyetur mbi pohimin “Shqipëria ka nevojë për ndryshime thelbësore politike“, shumica prej tyre (82%) janë dakord dhe vetëm 5.5 % nuk janë dakord.

Kjo përforcohet edhe në pohimin “zgjidhja për Shqipërinë është largimi i gjithë politikanëve të vjetër dhe zëvendëismi i tyre me të rinj“, përqindja e dakordësisë është në nivele të larta 75% dhe vetëm 8.25% nuk janë dakord me këtë. 

Barometri është munduar të kuptojë mendimin e qytetarëve për qeverisjen më të mirë të vendit, në këto 30 vite.

Nga përgjigjjet e qytetarëve duket qartë se qeverisja më e mirë sipas tyre eshte ajo e Edi Ramës me 36% të të pyeturve qe e kanë zgjedhur, pas tij vjen qeverisja e Berishës me 26% që mendojnë se ka qenë qeverisja më e mirë dhe më pas ajo e Fatos Nanos me 18.8%.

E përmbledhur mund të mendohet se vlerësimi i qytetarëve tregon përmirësimin e qeverisjes në kohë në bazë të leximit të përqindjeve të mendimit të tyre të pyetur për tre qeveritë kryesore. /Euronews Albania

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori i “Rocky”

Carl Weathers, aktori protagonist në filmat e njohur “Rocky” dhe “Predator” ndërroi jetë në moshën 76-vjeçare. Familja e tij lëshoi një deklaratë përmes agjenti...

22:01

Aksident në Elbasan-Cërrik, 4 të plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar këtë të premte në aksin rrugor Elbasan-Cërrik. Një 21-vjeçar me automjetin që drejtonte, ka përplasur një tjetë...

17:30

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI