Flash

Vrasja e 3 ushtarëve/ SHBA nis hakmarrjen ndaj 12 bazave në Irak dhe Siri

Lapsi.al 2 February 2024
Vrasja e 3 ushtarëve/ SHBA nis hakmarrjen ndaj 12 bazave në Irak dhe

Ushtria amerikane filloi të premten sulme ajrore ndaj 12 objektivave në Irak dhe Siri të grupeve paraushtarake që mbështeten nga Irani. Zyrtarët amerikanë i thanë agjencisë së lajmeve Associated Press se ky është hapi i parë i kundërpërgjigjes ndaj sulmit me dron që vrau në fundjavë tre ushtarakë amerikanë në Jordani.

Presidenti Joe Biden dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë kanë paralajmëruar prej ditësh se Shtetet e Bashkuara do të kundërpërgjigjeshin ndaj këtyre grupeve paraushtarake dhe e patën bërë të qartë se nuk do të ishte vetëm një sulm, por se do të ishte një përgjigje me disa faza. Zyrtarët folën në kushte anonimiteti për operacionet ushtarake që nuk ishin bërë ende publike.

Sulmet fillestare nga avionë, me dhe pa pilot, goditën 85 objektiva, ndër to qendrat e komandës dhe kontrollit, qendrat e zbulimit, depot e raketave dhe municionit dhe objekte të tjera. Komanda Qendrore amerikane njoftoi se janë përdorur mbi 125 municione të precizionit të lartë, të cilat u lëshuan nga disa avionë, përfshirë avionët bombardues me rreze të gjatë. Sipas njërit prej zyrtarëve amerikanë, gjatë sulmeve u futën në përdorim edhe avionët bombardues B-1.

Ato u bënë vetëm pak orë pasi Presidenti Biden dhe drejtuesit më të lartë ushtarakë iu bashkuan familjarëve të tre ushtarëve të vrarë, trupat e të cilëve u kthyen në Shtetet e Bashkuara, ku u pritën me një ceremoni solemne në bazën ajrore Dover, në Dellauer. Duket se sulmet amerikane nuk goditën drejtpërsëdrejti Iranin apo drejtuesit e lartë të Gardës Revolucionare të gjendur brenda territorit të Iranit, që ka mohuar të ketë patur rol në sulmin në Jordani.

Shtetet e Bashkuara patën përforcuar më herët masat mbrojtëse në bazën në Jordani që u sulmua nga militantët e mbështetur nga Irani, ndërsa përgatitej për këtë kundërpërgjigje më të gjerë amerikane, tha të premten një zyrtar amerikan.

Edhe pse një përgjigje më e madhe ushtarake amerikane dukej e pashmangshme, disa fraksione të mbështetura nga Irani u zotuan të vazhdojnë të sulmojnë forcat amerikane në Lindjen e Mesme. Në një deklaratë të lëshuar të premten, një nga milicitë më të fuqishme në Irak e mbështetur nga Irani, Harakat al-Nujaba, njoftoi planet e saj për të vazhduar operacionet ushtarake kundër forcave amerikane, pavarësisht se fraksionet e tjera aleate i kishin anuluar sulmet e tyre pas sulmit me dron të dielën në Jordani.

Disa nga këto grupe paraushtarake kanë qenë një kërcënim për bazat amerikane për vite me radhë, por grupet i intensifikuan sulmet e tyre pas luftës së Izraelit me Hamasin pas sulmit të 7 tetorit ndaj Izraelit. Lufta ka shkaktuar vdekjen e mijëra civilëve në Gazë dhe është përhapur në katër vende të tjera deri më tani. Grupet e milicive të mbështetura nga Irani në të gjithë rajonin e kanë përdorur konfliktin për të justifikuar goditjen e interesave izraelite ose të Shteteve të Bashkuara, përfshirë sulmet ndaj anijeve tregtare civile dhe luftanijeve amerikane me dronë ose raketa gjatë aktiviteteve pothuajse të përditshme. /VOA

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori i “Rocky”

Carl Weathers, aktori protagonist në filmat e njohur “Rocky” dhe “Predator” ndërroi jetë në moshën 76-vjeçare. Familja e tij lëshoi një deklaratë përmes agjenti...

22:01

Aksident në Elbasan-Cërrik, 4 të plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar këtë të premte në aksin rrugor Elbasan-Cërrik. Një 21-vjeçar me automjetin që drejtonte, ka përplasur një tjetë...

17:30

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI