Flash

13 ndeshje pa fituar në kampionat, shkatërron 3-0 Skënderbeun: Teuta i kishte mundur korçarët edhe në Kupë

Lapsi.al 3 February 2024
13 ndeshje pa fituar në kampionat, shkatërron 3-0 Skënderbeun:

13 ndeshje pa fitore në kampionat kishte Teuta dhe midis tyre, jo shumë e largët, vetëm një fitore në Kupë, jo rastësisht ndoshta, edhe ajo kundër Skënderbeut. Këtë herë në kampionat, durrsakët siguruan një 3-0 të rëndë, që i largon provizorisht nga vendi i fundit. Në telashe tani janë korçarët që e shohin veten të përfshirë në mbijetesë, vetëm 4 pikë larg.

Në minutën e 18 të takimit Daci, që fitoi dualitetin me Faust, shënoi golin e avantazhit, duke përfituar në zonë. Bardhekuqtë e Ivan Gvozdenovic nuk ishin praktikisht në fushë. Vetëm shtylla i shpëtoi nga goli i dytë, madje në dy raste brenda të njëjtit aksion. Peposhi nga goditja e dënimit goditi shtyllën, ndërsa tentative e dumfur për të larguar topin u përplas në kokën e Gjinit e pastaj në trasversë.

Teuta e shfrytëzoi mundinë, duke parë edhe mefshtësinë e Skënderbeut dhe bëri treis në fund të pjesës së parë me dy gola në dy minuta. Dumfur shkaktoi penallti në minutën e 43’, duke i dhënë mundësinë Peposhit të dyfishonte shifrat, ndërsa ende pa shkuar në pushim, Daci kompleton trisin durrsak. Merita e gjitha e Krujës që rrëbeu një top në zonë të favorshme dhe shërbeu për qendërsulmuesin.

Lexo më tej: Video/ Skuka shpëton Partizanin, duke anuluar avantazhin e Spahiut: Shehi e Tetova dalin të nxirë nga stadiumi

Një ndeshje që u zgjidh që në pjesën e parë në favor të durrsakëve, që i dhanë të drejtë teknikut Edi Martini, që priste më në fund një kthesë pas merkatos së janarit. Një përgjigje që erdhi qartë dhe fortë në fushën e lojës. Teuta administroi avantazhin e trefishtë, që e lejoi të kalonte Kukësin dhe të ngjitej me 21 pikë, vetëm 4 pikë nga zona e shpëtimit, që në fakt mbahet nga Skënderbeu në vendin e shtatë me 25 pikë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI