Flash

FMN: Qeveritë do vihen me "shpatulla pas murit", mund të pendohen për premtimet e ndihmës ndaj fermerëve

Lapsi.al 3 February 2024
FMN: Qeveritë do vihen me "shpatulla pas murit", mund të

Drejtoresha e Përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva theksoi se qeveritë do të pendohen për premtimet që po iu bëjnë fermerëve, në një kohë që Europa është përfshirë nga protesta masive.

Ajo tha se i kupton vështirësitë e fermerëve , veçanërisht në Francë, Belgjikë dhe Gjermani, por theksoi se është e shqetësuar se shtetet po japin ndihmën shtetërore, në vend që të vazhdojnë me stabilizimin e nevojshëm fiskal.

Duke folur për shtypin, Kristalina Georgieva siguroi se ajo e kupton, nga pikëpamja njerëzore se fermerët përballen me shumë vështirësi dhe puna që bëjnë nuk është e lehtë.

Megjithatë ajo nënvizoi se dhënia e ndihmës i vë qeveritë me shpatulla pas murit dhe i pengon ato të bëjnë atë që është e nevojshme për të forcuar ekonomitë e tyre.

“Ekziston rreziku që mund të vijë momenti kur ata mund të pendohen”, shtoi ai.

FMN ka këmbëngulur prej muajsh që vendet, veçanërisht më të pasurit, duhet t’i japin fund gradualisht masave mbështetëse që kishin promovuar për të mbështetur ekonomitë e tyre gjatë pandemisë, më pas për të zbutur goditjen inflacioniste dhe pasojat e pushtimit rus të Ukrainës.

Kristalina Georgieva ka theksuar vazhdimisht rrezikun që vendet të detyrohen të përballen me goditje ekonomike pa marzhet e nevojshme fiskale, pasi normat e huamarrjes janë rritur ndjeshëm vitet e fundit.

Të këshilluara

Turqia arreston 7 spiunë të Mosadit

Forcat turke të sigurisë arrestuan 7 persona të dyshuar se i kanë dhënë informacion shërbimit të inteligjencës izraelite Mossad. Arrestimet erdhën pas një ba...

17:00

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI