Flash

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Allegri dinak në konferencë para Inter-Juve: "Ndeshje e rëndësishme për kualifikimin në Champions"

Lapsi.al 3 February 2024
Allegri dinak në konferencë para Inter-Juve: "Ndeshje e
Të dielën Italia mban frymën për përlasjen që mund të përcaktojë shumë për titullin kampion. Në konferencën për shtyp në vigjilje të Inter-Juventus, Max Allegri foli për rëndësinë e ndeshjes. Tekniku, me stil, eliminoi fjalën titull, duke u ndalur vetëm në kualifikimin e bardhezinjve në Champions League, që ai ritheksoi se është objektivi.

ALLEGRI NË KONFERENCËN PARA INTER-JUVE

Në orën 11:30 të ditës së sotme Max Allegri ka folur në kuadër të derbit të Italisë, që do të luhet në mbrëmjen e të dielës kundër Inter. Trajneri i Juventus konfirmoi se Chiesa dhe Rabiot do të grumbullohen, përveç blerjeve të reja Djalo dhe Alcaraz. Lexo më tej: Juve-Inter e kontakti Iuliano-Ronaldo, Ceccarini i tërbon më keq zikaltërit: "Duhet të jepja faull në sulm" Për rëndësinë e ndeshjes kundër Inter, e cilësuar nga shumë si sfida e titullit, Allegri tha: "Inter-Juve është një hap drejt arritjes së objektivit tonë, që është kualifikimi në edicionin e ardhshëm të Champions League. Do të jetë bukur të luajmë para tetëdhjetë mijë shikuesve. Do të jetë një ndeshje e mirë, e rëndësishme, e pamohueshme, por jo vendimtare. Duhet të kemi një mbrëmje të mirë, kundër një ekipi të fortë". "E përsëris, Inter është skuadra më e fortë e favorite për të fituar titullin. Nuk duhet t'i japim peshë fjalëve, nuk duhet të na shpërqendrojnë", përfundoi Allegri.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI