Flash

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

"Ju mendoni se pa Final Four do të ishte kjo diferencë?". Çfarë fshihet pas deklaratës së fortë të Shehit

Lapsi.al 3 February 2024
"Ju mendoni se pa Final Four do të ishte kjo diferencë?".

Partizani do të zbresë në fushë në "Arenën e Demave" kundër Egnatias kryesuese. Rrogozhinasit kanë 10 pikë avantazh në renditje dhe në një kampionat të rregullt, pa Final Four do të ishte një histori e mbyllur. "Ju mendoni se pa Final Four do të ishte kjo diferencë?". Kjo ishte pyetja 'bombë' e Orges Shehit, teknikut të Partizanit, që shpërthen mbi të gjithë në skemën aktuale të kampionatit të Superiores, për të cilën askush nuk është në favor.

Mjafton të mendosh se mund të renditesh i pari si Egnatia (me diferencë pikësh) e të mbetesh pa Europë, nëse kupën e fiton një skuadër jashtë katërshes së parë dhe rrogozhinasit munden në gjysëmfinale.

Po sa për tu rikthyer te pyetja e Shehit. Pas atyre fjalëve fshihet toleranca që kanë skuadrat në këtë kampionat, ku jo domosdoshmërisht duhet të dalësh i pari për tu shpallur kampion. "Final 4 e zbeh pak luftën sportive përsa i përket pikëve, nuk i fut skuadrat në stres për të kapur kundërshtarët", shpjegoi tekniku në vigjilje të përplasjes me kryesuesit.

E thënë ndryshe, nëse do të luhej me 36 javë, të gjithë skuadrat do të ishin sjellë ndryshe, të painteresuara domosdoshmërisht për pikët. Nëse diferenca nuk do të ishte kaq pa Final Four, atëherë është e drejtë të konstatohet se Partizani i pari, por edhe të tjerët pas të kuqve, do të kishin qenë më të vërtetë në lojë. Një fakt i ditur, që reflektohet edhe me mungesën e tifozëve në shkallët e stadiumit. Në fund të fundit, asgjë nuk vendoset në këto ndeshje. Më mirë presim Final 4 për të parë përballje të vërteta.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI