Flash

Protesta kundër projektit Thumanë- Kashar, banorët e Krujës ulen këmbëkryq në mes të rrugës

Lapsi.al 3 February 2024
Protesta kundër projektit Thumanë- Kashar, banorët e Krujës

Banorët e fshatrave të Krujës që kërkojnë një rrugë hyrëse-dalëse për bizneset e tyre në autostradën Thumanë-Kashar, janë ulur në mes të rrugës dhe e kanë bllokuar aksin duke protestuar kundër projektit të ndërtimit.

Ata janë shprehur qartë se këtë protestë po e bëjnë për familjet e tyre, pasi kanë bizneset në këtë aks dhe projekti jotransparent nuk u jep asnjë mundësi se si do të shkojnë në bizneset që kanë aty pranë. Forca policie ndodhen në vendin e protestës.

Banorët janë shprehur edhe ditët më para se ata nuk janë kundër ndërtimit të rrugës dhe zhvillimit e as nuk i janë bërë pengesë, por sipas tyre, firma e cila po zhvillon punimet ka devijuar projektin e për pasojë janë bllokuar rrugët e këtyre fshatrave. Ata shprehen se nuk ka pasur asnjë konsultë nga ana e firmës, ARSH, apo ministrisë së transporteve me komunitetin e këtyre fshatrave të cilët dëmtohen shumë.

Banorët kërkojnë që të ndërtohen nënkalime dhe mbikalime në mënyrë që jetesa e tyre të vijoi normalisht dhe firma e cila ka dëmtuar rrugët, sipas tyre, t'i rindërtojnë dhe t'i rikthejë në gjendjen e mëparëshme.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI