Flash

"Mund të shkonte ndryshe". Josa ka pishmane për 1-1 me Vllazninë, Osmani jo: "Ndeshja më e mirë"

Lapsi.al 4 February 2024
"Mund të shkonte ndryshe". Josa ka pishmane për 1-1 me

“Nuk diskutohet puna e pikëve. Nuk kishim hyrë në fushë për të barazuar ndeshjen. Ndeshja përfundoi në barazim sepse dhe Vllaznia na imponoi një lojë, të cilën ne e kishim shumë parasysh se çfarë mund të bënte. Me rastet që patëm ne, qoftë dhe skuadra e Vllaznisë, ndeshja mund të shkonte ndryshe. Është një barazim jo i kënaqshëm, por i drejtë". Mirel Josa gjykon në mënyrë racionale 1-1 me Vllazninë në Laç. Tekniku i bardhezinjve shpresonte që ndonjë episod të ishte ndryshe, sidomos penalltia e anuluar nga VAR, pasi Hamitaj e akordoi.

Sidoqoftë, një pikë kundër një rivali të fortë, që nuk është se zhveftësohet nga fakti që ndeshja u luajt në Laç: "S’ka më futboll brenda-jashtë. Skuadra duhet të luajë njësoj si në transfertë, si në fushën tonë. Thjesht ne duhet t’i ambientohemi kundërshtarit”, e mbylli Josa.

OSMANI: "NDESHJA JONË MË E MIRË"

“Nuk e di nëse të jemi të lumtur për pikën, apo të mërzitur përse nuk i morëm të tre pikët. Sa i përket lojës mendoj se e dominuam dhe se ishim më afër fitores". Qatip Osmani e merr me qetësi situatën pas 1-1 me Laçin. Vllaznia mban në distancë një kundërshtar të rrezikshëm dhe për këtë tekniku nuk fshihet: "Sipas rasteve mendoj se ishim më afër fitores. Sigurisht që për ne kjo pikë ishte me rëndësi, sepse Laçi është një nga kandidatët për “Final 4” dhe rëndësi kishte që mos të humbej kjo ndeshje”.

Lexo më tej: Video/ Penallti të kontestuara, e të anuluara me VAR: mbyllet 1-1 mes Laçit e Vllaznisë, akuza për Hamitaj

Osmani pastaj vlerësoi lojën e ekipit të tij, e cila për herë të parë eka kënaqur pritshmëritë e teknikut: "Absolutisht jam i kënaqur me lojën që u luajt. Gabime ka dhe ndoshta te ndeshjet e tjera do i përmirësojmë, por ndoshta kjo ishte një nga ndeshjet më të mira qëkur kam qenë unë trajner”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI