Flash

Qeveria ndryshon ligjin/ 3 vjet burg kush mban më shumë se një grua

Lapsi.al 4 February 2024
Qeveria ndryshon ligjin/ 3 vjet burg kush mban më shumë se një

Sipas Kodit të Familjes, dy të rritur, të cilët lidhen në martesë kanë të drejta dhe detyrime, mes të cilave është edhe besnikëria. Deri më sot thyerjen e besnikërisë e kemi quajtur si problem moral, por në draftin e ndryshimeve të Kodit Penal, kjo do të jetë një vepër penale që do të ndëshkohet deri 3 vite burgim.

Sipas projektligjit të hedhur për diskutim thuhet: "Mbajtja e dy ose më shumë martesash në të njëjtën kohë, apo bashkëjetesa me një apo më shumë partnerë/e në të njëjtën kohë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në 3 vjet. Nëse bigamia vazhdon pas dënimit të parë, dënohet me burgim nga 6 muaj deri në 4 vjet".

Sipas Kodit të Familjes, bashkëjetesë quhet kur dy individë kanë një lidhje emocionale dhe jetojnë në çift, e karakterizuar nga një jetë e përbashkët, që paraqet një karakter stabiliteti dhe vazhdueshmërie.

Situata e mbajtjes së martesave apo bashkëjetesave paralele nuk është një fenomen i panjohur në vendin tonë. Jo rrallë herë, në media kemi parë burra që bashkëjetojnë me dy gra për të krijuar mundësinë të lënë trashëgimtarë. Në raste të tjera ka pasur raste me burra me disa lidhje paralele, nga të cilat kanë edhe fëmijë.

Në raste të caktuara duke përdorur besimin individë të veçantë mbajnë martesa të shumëfishta në të njëjtën kohë. Rasti më i fundit është ai i mjekut Dervish Hasi, i cili kishte 3 martesa dhe krijoi të 4 me një të mitur 16 vjeç, marrëdhënie për të cilën përfundoi pas hekurave.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI