Flash

Video/ Penallti të kontestuara, e të anuluara me VAR: mbyllet 1-1 mes Laçit e Vllaznisë, akuza për Hamitaj

Lapsi.al 4 February 2024
Video/ Penallti të kontestuara, e të anuluara me VAR: mbyllet 1-1 mes

Vllaznia limiton dëmet në një ndeshje shumë të rëndësishme për Final Four, duke barazuar 1-1 në Laç. Skuadra e Josës kërkonte suksesin për tu përfshirë plotësisht në garën për një vend në katërshe, por mundësinë më të mirë ja hoqi VAR. Hamitaj akordoi penalltinë e dytë në favor të kurbinasve, por u thirr nga VAR për të korrigjuar vendimin e tij. Arbitri në fakt u kontestua nga shkodranët edhe në penalltinë e parë, për një faull të Qarrit ndaj Soboëale. Golit të Ujkës shkodranët iu përgjigjën me një goditjen e Alivodës të devijuar nga Paolo Junior.

PENALLTIA E KONTESTUAR

Shumë tension dhe nervozizëm në Laç, ku Vllaznia luante edhe për të mos dalë e mundur. Osmani e shtrin serinë e pathyeshmërisë në 8 ndeshje mes kampionatit e Kupës. Për javën e 22 të Superiores, sfida nisi mjaft mirë për shkodranët, të cilët provuan me shumë raste, por pa gjetur rrjetën. Ndeshja mori drejtim në minutën e 38’ kur Soboëale fitoi një penallti mes polemikash. Qarri ndërhyri te topi, që u përplas në trupin e sulmuesit që më pas ra në kontakt me portierin që ishte në dalje. Interpretimi i arbitrit Hamitaj ishte 11 metërsh dhe Ujka nuk e gaboi.

GOLI ME DEVIJIM

Në të dytën shkodranët ishin më kërkues, të detyruar edhe nga rezultati. Kuqeblutë gjetën barazimin në minutën e 50’ me Alivodën. Goditja e mesfushorit u devijua nga Paulo Junior për të përfunduar pas shpinës së Dajsinanit në rrjetë. Në minutën 66’ Hamitaj akordoi një tjetër penallti për kurbinasit, por pas 4 minutash dhe me ndihmën e VAR-it, arbitri e anuloi vendimin e parë. Shkodranët pastaj shkuan pranë golit me Malën, por ish-lojtari i Partizanit i vetëm me portierin goditi shtyllën.

Vllaznia ngjitet në kuotën e 34 pikëve në vendin e tretë, duke mbajtur poshtë Tiranën. Ndërsa Laçi, shkon në 27 pikë në vendin e gjashtë, momentalisht -1 nga Dinamo, që ka edhe një ndeshje për të rikuperuar.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI