Flash

33 autoshkollat e Elbasanit bojkotojnë testimin: Rritja e tarifave, vendim tinzar i ministrisë

Lapsi.al 5 February 2024
33 autoshkollat e Elbasanit bojkotojnë testimin: Rritja e tarifave, vendim

Nga dita e sotme kanë hyrë në fuqi tarifat e reja për t’u pajisur me leje drejtimi. Lidhur me këto ndryshime, shoqata e autoshkollave në Elbasan ka dalë në protestë ditën e sotme duke bojkotuar punën, teksa nuk janë paraqitur në provimin e testimit. Kreu i shoqatës, Alim Lulaj e quajti 'tinëzare' vendimin e ministrisë për të rritur tarifat e patentës, ndërsa tha se koston do ta paguajnë qytetarët.

Ai shtoi se nga sot një qytetar do të paguajë 15 mijë lekë, të reja, më shumë për t’u pajisur me leje drejtimi, ndaj vendimi i cënon dhe ata pasi në këtë mënyrë qytetarët do të stepen. Në Elbasan operojnë rreth 33 autoshkolla të cilët kanë të njëjtin shqetësim. Taksimi i profesioneve të lira, përfshirë dhe autoshkollat duke filluar nga 1 janari ishte një tjetër çështje e kundërshtuar nga autoshkollat në Elbasan. Drejtuesit paralajmëruan sot se nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre ata do ta përshkallëzojnë protestën.

Javën e kaluar, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, ka bërë rishikim dhe indeksim për të gjitha shërbimet dhe tarifat që ofron. Në njoftimin e saj, Drejtoria tha se për disa kategori ka rritje të vlefshmërisë së lejeve të drejtimit, në të njëjtën kohë edhe rritje të kostos.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI