Flash

Arrestohet në Athinë i shumëkërkuari nga Vlora

Lapsi.al 5 February 2024

Një 35-vjeçar nga Vlora është arrestuar nga policia greke, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare.

Në pranga është vënë shtetasi Joni Idrizi, i cili është kapur në rrugën “Liosion 300” në Athinë teksa pinte kafe pranë një pike automjetesh. Idrizi rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia shqiptare, i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata. Policia greke bën me dije se kërkimi nga policia shqiptare është për shkak të thyerjes së një mase sigurie të vendosur nga drejtësia.

Gjithashtu, raportohet se vëllai i tij, Nardi alias Fatbardh Idrizi, 38 vjeç nga Vlora, kërkohet prej muajit dhjetor 2023 për plagosjen e 3 të rinjve nga Kreta.

Dy vëllezërve Idrizi, u është vrarë shumë vite më parë vëllai i tyre Leonard Idrizi, i cili ishte pjesë e bandës së “Çoles”.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI