Flash

Daçiç për situatën në Kosovë: Kurti mund të ndezë gjithë rajonin

Lapsi.al 5 February 2024
Daçiç për situatën në Kosovë: Kurti mund

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, tha se situata në Kosovë është dramatike, duke e akuzuar si përherë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të cilin tha se “munda ta ndezë gjithë rajonin”.

“Situata në Kosovë është shumë dramatike dhe tregon se kemi pasur të drejtë gjatë gjithë këtyre viteve kur kemi thënë se Kurti është faktori kryesor i destabilitetit, se është një fuçi baruti që mund ta ndezë gjithë rajonin”, tha Daçiç për Kosovo Online.

Ai u ankua se ndërkombëtarët s’po i reagojnë aq sa duhet Kurtit. Daçiç kujtoi se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç tha se Serbia do të kërkojë mbajtjen e një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Serbia e udhëhequr nga presidenti do të bëjë të gjitha përpjekjet diplomatike për ta qetësuar situatën në Kosovë dhe për ta vazhduar dialogun. Ne jemi të përkushtuar për paqe dhe dialog, por sigurisht që nuk do të lejojmë shkeljen e të drejtave themelore të njeriut të popullit serb në Kosovë”, tha Daçiç.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI