Flash

Mbreti Charles III diagnostikohet me kancer, Pallati Mbretëror gjendjen shëndetësore

Lapsi.al 5 February 2024
Mbreti Charles III diagnostikohet me kancer, Pallati Mbretëror gjendjen

Mbreti Charles është diagnostikuar me kancer. Lajmin që mbreti i Britanisë së Madhe është prekur nga sëmundja e rëndë, e ka dhënë palalti mbretëror gjatë ditës së hënë (5 shkurt).

Teksa po kryente një kontroll për prostatën e zmadhuar, mjekët zbuluan një lloj kanceri tek monarku.

Gjithashtu “Pallati Mbretëror” deklaron se Mbreti mbetet plotësisht pozitiv në lidhje me trajtimin e tij dhe pret që të kthehet në detyrën e plotë publike sa më shpejt të jetë e mundur.

Ai do t’i shtyjë angazhimet e tij publike dhe pritet që anëtarët e tjerë të familjes mbretërore të ndihmojnë për ta përkrahur gjatë trajtimit të tij.

Ndërsa nuk jepen detaje të mëtejshme për fazën e kancerit apo një prognozë.

Edhe pse ai nuk do të jetë në daljet publike, mbreti, 75 vjeç, do të vazhdojë me rolin e tij kushtetues si kreu i shtetit.

Të këshilluara

Turqia arreston 7 spiunë të Mosadit

Forcat turke të sigurisë arrestuan 7 persona të dyshuar se i kanë dhënë informacion shërbimit të inteligjencës izraelite Mossad. Arrestimet erdhën pas një ba...

17:00

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI