Flash

Ndahet nga jeta valltarja Liljana Cingu

Lapsi.al 5 February 2024
Ndahet nga jeta valltarja Liljana Cingu

Liljana Cingu, valltare e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore është ndarë nga jeta në moshën 70 vjeçare.

Lajmi është konfirmuar nga mjeshtri i valleve në Ansamblin e TKOB dhe miku i valltares, Genc Kastrati.

“Me zemrën e mbushur me trishtim dhe respekt, e shkruaj këtë status për të shprehur ndjenjat e mia për humbjen e një figure të shquar të artit dhe kulturës shqiptare, "Mjeshteren e Madhe", "Nderin e Kombit", znj. Lili Cingu”.

Ai vijoi: “Ajo ishte shembulli më i mirë i artit dhe bukurisë shpirtërore që mund të sjellë një artist. Përmes performancave të saj me Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, ajo jo vetëm që magjepsi audiencën, por edhe u mësoi brezave të ardhshëm rëndësinë e trashëgimisë kulturore. Performancat e saj do të mbeten në kujtimet tona si momente të paharruara dhe si një dëshmi e qartë e dashurisë së saj ndaj artit”.

“Ndërsa përballemi me humbjen e saj, le të kujtojmë dhe të çmojmë kujtimet dhe mësimet që na la "Mbretëresha e valles Shqiptare" Lili Cingu. Ajo do të vazhdojë të jetojë në zemrat dhe mendjet tona përmes artit të saj dhe pasionit të papërsëritshëm që shprehu në çdo hap të jetës së saj. Me respektin më të thellë dhe ngushëllimet më të sinqerta, familjes dhe miqve të saj”,  shkroi ai në një postim në  rrjetin social, Facebook.

 

Të këshilluara

Jacob Elordi, nën hetim për sulm

Jacob Elordi është subjekt i një hetimi të policisë së NSW pasi dyshohet se është përfshirë në një debat jashtë një hoteli në Sydney të shtunën. Aktori i Sal...

14:14

Kim Kardashian rikthehet me ish partnerin?

Kim Kardashian dhe Odell Beckham Jr. kanë nxitur aludimet për romancë. Dyshja u panë duke ndjekur ceremoninë e Jay-Z para Grammys në West Hollywood të premte...

14:29

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI